Lideri historik i PD, Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, u shpreh se jo vetëm Lulzim Basha, por edhe Edi Rama ka humbur qetësinë nga lëvizja e demokratëve për rithemelim.
Berisha tha se Rama e di që ky është një revolucion që do të drejtohet i tëri kundër diktaturës së krimit dhe drogës që përfaqëson Rama dhe qeveria e tij.
“Ajo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë. Nuk është vetëm pengu i tij, por është pengmarrës Rama. Kjo është një lëvizje absolutisht më e fuqishmja në historinë e këtij vendi që drejtohet e tëra kundër diktaturës së bazuar në drogën, krimin, korrupsionin. Kundër narkoshtetit që ka kryemeduzën Edvin Kristaq Rama. Rama e ka të qartë që është një revolucion. Dhe ky revolucion nuk pyet, të merr përpara. Janë vetëm hapat e parë të këtij revolucioni“, tha Berisha.