Një ditë pas Kuvendit të rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar edhe njëri nga përkrahësit e “Foltores”, ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Në një postim në faqen e tij në rrjetin social, Nishani shkruan se “Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e mandej ikën në Holandë”.
Postimi i plotë:
Nuk besoj se ka ndonjë individ që aspiron politikën e që ti shkojë më sot pas Lulzim Bashës.
Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e mandej ikën në Holandë.
Shqipëria do të bëhet!














