Këngëtari i muzikës popullore, Altin Sulku, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku rrëfeu shumë histori nga jeta e tij private.
Ai tregoi se me bashkëshorten e ndaj një diferencë moshe prej 15 vitesh, por të dy janë shumë të lumtur dhe kanë mirëkuptim me njëri tjetrin.
Aq mirëkuptim, sa ai i tregon edhe për fanset që flirtojnë me të.
A ka flirtuar ndonjëherë, ndonjë fanse e martuar me ty?
Altin Sulku: Shumë kanë flirtuar. Flirtojnë pafund.
Po çfarë u ke thënë, se ti je i martuar vetë…
Altin Sulku: Unë i tregoj nuses drejt. Kemi një lidhje shumë të mirë, dhe për çdo gjë i themi njëri tjetrit.
Po ajo çfarë thotë?
Altin Sulku: Po ajo e di si është puna ime. Ato flirtojnë, sepse unë mundohem tu përgjigjem në mënyrën më të mirë, jo se dhe unë bëj të njëjtën gjë. Ka nga ato të martuara që më ngacmojnë, por unë mundohem tu përgjigjem me respekt.