Babai i saj i moshës 61 vjeç është dënuar sepse e abuzoi seksualisht. E ëma nuk e besoi, madje u terrorizua nga rrëfimi I fëmijës. Por ajo tregon se si përpara se të dilte nga shkolla, drithërohej dhe i dukej jeta brenda ferrit në rast se në shtëpi gjendej vetëm i ati dhe jo e ëma.
Ndaj fëmija telefononte të ëmën “alo mami a je në shtëpi”? Kur e ëma i pohonte se ende nuk kishte përfunduar punën fëmija endej rrugëve nga frika se nëse shkonte në shtëpi, aty e priste përdhunuesi i saj, babai.
Kjo është historia e fëmijës V. ( me iniciale të ndryshuara) e cila u abuzua nga babai, dhe që nuk u paraqit në asnjë seancë në gjykatë por u përfaqësua nga organizata “të ndryshëm por të barabartë” .
E mitura sot 16 vjeçe, i rrëfeu mësueses kujdestare se ishte shumë e mërzitur. Mësuesja kujdestare pyeti për këtë rrethanë të rënduar të fëmijës V. dy shoqet e saj.
Çfarë i ka ndodhur shoqes tuaj – kujton se pyeti mësuesja kujdestare, dhe dy fëmijët ju përgjigjën: “ Ajo qan pa pushim”.
“Babai hyri në dhomë dhe unë po luaja me telefon, u afrua dhe më pyeti diçka për telefonin. U afrua dhe më puthi në qafë dhe më shtrëngoi. Më pas më mbylli gojën dhe kreu aktin. I qetë mori telefonin dhe kaloi në dhomën tjetër” rrëfen e mitura.
E terrorizuar vajza ka mbyllur dhomën dhe ka telefonuar të ëmën, që kur doli nga puna e bija i kërkoi:
“Duhet të flasim pak”. “Por mami vazhdoi me punët, tha, nuk kam kohë tani. U shtriva dhe fjeta pa bukë dhe qava”.
Vajza deklaron se i ati abuzoi për herë të parë në tetor 2020. E pyetur nga psikologët se çfarë veprimesh konkrete kreu ai, ajo përgjigjet:
“Më kapi me forcë, mbante pantallona të zeza veshur dhe i hoqi. Nuk po kuptoja çfarë po ndodhte, nuk mund ta imagjinoja diçka të tillë nga babai im. I kam mbajtur sytë e mbyllur nga frika dhe tmerri , isha e frikësuar dhe kisha trup ta shikoja im atë lakuriq” .
Vajza rrëfen detaje se si mbas abuzimit, kur e ëma u kthye në shtëpi i ati po sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
“U ul në tavolinë për të ngrënë darkë dhe babai ishte i qetë. Veproi si në një ditë normale. Kur mami ikte ai afrohej dhe më bënte me shenjë të mos flisja. Nuk kam me besim tek askush. Babai mu neverit si njeri”, dëshmon më tej V.
“Ne ditët në vazhdim më fuste duart në gjoks dhe e shtyja dhe kisha tmerr të qëndroja në shtëpi. Mamaja nuk arriti të kuptonte asgjë pse nuk i flisja babait me gojë dhe pse shmangesha, ajo vetëm pastronte dhe bënte punët”.
Vajza rrëfen se sa herë dilte nga shkolla në rast se e ëma nuk gjendej në banesë ajo vonohej .
“Nga frika mbaja shumë rroba sepse nuk doja t’më prekte me dorë, por babai më prekte sipër rrobave. Babai është një mostër, nëna po më thoshte porositë e babait kur po rritesha se duhet të ruaja nderin dhe të isha e virgjër, dhe mamaja s’do më besonte kurrë sepse unë isha shumë e lidhur me babain”.
“Megjithatë në një nga ditët e tmerrshme të abuzimit dhe ngacmimit të të atit ajo ka vënë në dijeni të ëmën”, deklaron një zyrtar policie që u mor me zbardhjen e çështjes që dërgoi në pranga burrin abuzues.
“Babai po më prek në trup- i thashë – , por mamaja ma ktheu e habitur; çfarë the ? Pas kësaj nuk fola asnjë fjalë dhe qava.
“Kur isha e vogël mbaj mend që babai pinte shumë alkool dhe unë kisha shumë frikë prej tij.Ai ka rol dominues në shtëpi, është autoritar dhe kontrollon çdo lëvizje të mamit.Mami është e bindur dhe ka presion në çdo aspekt nga babai”, rrëfen ajo.
Në fashikull përmendet se fëmija mbas abuzimit dhe situatës së nderë të ngacmimeve fizike në vazhdim, ajo u mbyll në vetvete, u bë agresive me të ëmën dhe nuk mësonte më./Marrë nga Gazeta Si