• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA mbështet krijimin e traktatit global për pandeminë

19:33 : 02/12/2021
në BOTA

Mes shtimit të shqetësimeve lidhur me variantin e ri Omicron të koronavirusit, administrata e Presidentit Biden po mbështet përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të krijuar një marrëveshje ndërkombëtare mbi gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë në të ardhmen, të ashtuquajturin traktat për pandeminë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, ekspertët e shëndetit publik janë pesimistë për rezultatin.

Të paktën 55 vende kanë vënë kufizime udhëtimi me synimin për të frenuar përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit. Dr. Anthony Fauci është këshilltar i lartë mjekësor i presidentit amerikan.
“Konfirmimi i përhapjes në disa shtete dhe numri i të infektuarve lën të kuptosh se shifrat do të ndryshojnë me shpejtësi.”

Ndërsa shtetet përpiqen të rrisin shkallën e vaksinimeve, administrata amerikane po mbështet përpjekjet e OBSH-së për një marrëveshje të re ndërkombëtare lidhur me gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive në të ardhmen, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki nga bordi i avionit presidencial “Air Force One”.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me vendet anëtare për të çuar përpara rekomandimet e fundit të grupit të punës për gatishmërinë dhe reagimin. Këtu përfshihet një marrëveshje e re e konventës së OBSH-së për të përmirësuar efektivitetin dhe zhdërvjelltësinë e rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit.”

Fillimisht, Shtetet e Bashkuara kishin kundërshtuar përfshirjen e formulimit që do ta bënte të ashtuquajturin “traktat pandemik”, të propozuar në mars nga dhjetëra udhëheqës botërorë, ligjërisht të detyrueshëm. Pritet që traktati të jetë gati në maj të vitit 2024.

Krishna Udayakumar e Universitetit Duke foli për Zërin e Amerikës përmes rrrjetit Skype.

Lexo edhe:

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

“Çdo gjë që del nga ky proces ka shumë pak gjasa të sjellë ndonjë ndryshim në mjedisin tonë aktual dhe reagimin ndaj pandemisë. Do të duhet dy ose tre vite që të arrihet një traktat real që mund të hyjë në fuqi ose jo.”

Ndërkohë, organizatat humanitare thonë se një traktat për pandeminë duhet të përfshijë heqjen e patentave për vaksinat – duke anashkaluar marrëveshjen e Organizatës Botërore të Tregtisë mbi aspektet tregtare të lidhura me të drejtat e pronësisë.

Fillimisht, Uashingtoni ishte kundër dhe ndryshoi qendrim në muajin prill. Britania, Zvicra dhe BE-ja ende janë kundër. Por shumë janë skeptikë se administrata e Presidentit Biden po i kushton ndonjë vëmendje diplomatike reale çështjes.

Zëri i Amerikës foli përmes rrjetit Skype me Yuanqiong Hu, këshilltare e organizatës Mjekët pa Kufij.

“Vërejmë mungesën e një udhëheqjeje më të fortë nga SHBA-ja pas ndryshimit të qendrimit.”

Sipas hulumtimeve të Universitetit Duke, pothuajse dy vjet pas shpërthimit të pandemisë, bota ende vazhdon të luftojë për të krijuar një përgjigje efektive dhe të barabartë. Angazhimet dhe premtimet mbeten kryesisht të parealizura, përfshirë synimin për shkallën e vaksinimit në 40% nga çdo vend deri në fund të vitit 2021 dhe 70% nga mesi i vitit 2022.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025
AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
AKTUALITET

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Para

Publikohen nesër episodet e fundit të serialit “La Casa de papel”

TË GJITHA

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com