Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit u diskutua marrëdhënia Donald-Semi dhe fakti që kjo e fundit është shumë protektive ndaj Borës dhe marrëdhënies së saj dhe Donaldit.
Teksa Semi tha se nuk do ndërhyjë më në këtë temë, Donaldi deklaroi se e do shumë Semin por ka ardhur momenti që të mendojë për veten dhe se nuk do të flasë për marrëdhënien e tij me moderatoren më në “Big Brother”.
Pas reagimeve të shumta në rrjet ka ardhur edhe një reagim nga Bora. Ajo ka postuar një video në Instastory ku thotë se besimi dhe protektiviteti janë dy nga arsyet pse miqësia e saj dhe Semit i ka rezistuar kohës.
“Sot më është mbushur Instagrami plot për Semin. Unë e dua shumë, ju e keni parë vetë. Dhe e njoh shumë mirë ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Gjërat që e kanë ruajtur marrëdhënien tonë janë disa. E para, besimi sepse ne vëmë dorë në zjarr për njëra-tjetrën, aq mirë njihemi. Dhe e dyta protektiviteti. Është diçka që disa të tjerë e konsiderojnë si diçka të keqe por unë mendoj se është diçka që e ka ruajtur miqësinë tonë sepse jemi protektive ndaj njëra-tjetrës. Tjetra është se e pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi. Pa u munduar ta ndryshojmë njëra-tjetrën. Unë Semin e kam pranuar siç është. Ndonjëherë flet më shumë seç duhet. Ndonjëherë bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet, ndonjëherë të mbron më shumë seç duhet. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Sot jam e lumtur dhe krenare që shumë vajza më shkruajnë se duan një shoqe si Semi”.
Bora po ashtu kishte vendosur edhe varsen që i dhuroi Donaldi pak ditë më parë në përvjetorin e lidhjes së tyre. Duke e prekur atë, për ta vënë në dukje, Bora sqaroi edhe një herë pozicionin e saj për lidhjen me Donaldin.
“Sa i përket situatës tjetër, ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbaj një qëndrim tjetër. Ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë!”- mbyll Bora.