• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata, burg për dy “punonjësit e policisë” që grabisnin makinat

16:11 : 22/03/2016
në AKTUALITET

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy personat që hiqeshin si punonjës policie dhe pasi ndalonin makinat i grabisnin.

Nisur nga të dhënat e prokurorisë, Halil Topalli dhe Shaban Topalli, dy kushurinjtë visheshin si policë dhe u kërkonin dokumente dhe para shtetasve të ndryshëm që ishin duke udhëtuar në afërsi të vendit të quajtur rreth rrotullimi i Bathores, në Kamëz.

Të dy shtetasit nën akuzën e përvetësimit të titullit shtetëror e kanë mohuar çdo gjë duke nxjerrë të dy alibi të ndryshme.

Akuza e Prokurorisë:

Njoftimi i kësaj ngjarjeje është bërë nga shtetasi B.K., i cili rreth orës 03:30 të dt. 19.03.2016, ka qenë duke udhëtuar nga Maminasi Durrës me automjetin e tij, së bashku me vëllanë e tij. Në rrethrrotullimin e Kamzës, në drejtim të Tapizës, i ka dalë në mes të rrugës një person, i cili i ka kërkuar të ndalonte automjetin. Pas ndalimit të mjetit janë afruar dy persona, njëri nga krahu i shoferit dhe tjetri nga krahu i pasagjerit. Këta shtetas janë prezantuar si punonjës të policisë së shtetit, por nuk kanë patur uniformë policie, tabela apo shenja të tjera identifikuese të policisë. Ata kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit, por duke qenë se kallëzuesi ka dyshuar në faktin që mund të ishin punonjës policie, nuk i është bindur kësaj kërkese. Ata kanë insistuar, duke u shprehur se ishin punonjës të shërbimit të policisë kriminale dhe për shkak të një ngjarjeje në Tiranë, kërkonin të kontrollonin dokumentet. Njëri prej tyre ka kontrolluar edhe bagazhin e automjetit dhe e ka mbyllur sërish. Pastaj ka insistuar në kërkesën e tij për dokumentacion dhe në këtë moment është afruar një automjet veturë ngjyrë blu në të zezë, ku nga brenda saj ka zbritur një person. Këta shtetas i janë drejtuar atij me fjalët “Komandant bëre mirë që erdhe se personat po kundërshtojnë për të dhënë dokumentet”. Ky person, pasi është shtirur sikur ka kryer një bisedë telefonike për verifikimin e targës, e ka lejuar automjetin e kallëzuesit të largohej. Kallëzuesi shprehet se me vete kishin rreth 200 000 lekë, duke qenë se po shkonin në tregun e bagëtive, por nuk i kanë dhënë personave.

Lexo edhe:

Italia përfshihet nga vapa ekstreme, 9 persona humbin jetën nga i nxehti përvëlues

“Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen

Në të njëjtën datë, rreth orës 04:50, ka ndodhur e njëjta situatë me shtetasin H.S, i cili ka qenë duke udhëtuar nga banesa e tij në Paskuqan në drejtim të tregut të Tapizës, me kamionin në ngjyrë të bardhë, së bashku me xhaxhanë e tij. Në të njëjtin vend, (rreth rrotullimi i Bathores Kamëz), u ka prerë rrugën një automjet i markës Ford Focus me targa AA xxx LI, në ngjyrë blu të errët, nga i cili ka dalë një person. Ai është prezantuar “Jemi policia e shtetit dhe do bëjmë kontroll se ka ndodhur një vrasje në Tiranë”. Nën presionin e tij psikik me fjalë, drejtuesi i kamionit është përgjigjur se kishte dokumente të rregullta dhe kamioni ishte bosh. Ai i ka kërkuar të kontrollonte dhe në momentin që kallëzuesi po zgjidhte litarin e kamionit, i ka thënë lëre atë po a keni ndonjë lekë se i do shefi që është përpara në mjetin tonë. Pas kësaj kërkese kallëzuesi ka dyshuar nëse ishin apo jo punonjës policie dhe i është përgjigjur se nuk kishte lekë, ndonëse me vete kishte patur rreth 50 000 lekë. Personi e ka përsëritur kërkesën për para disa herë me ngulm, duke iu afruar edhe me trup fizikisht, por në këto momente personi tjetër që ndodhej në timon, i kërkuar të largohej. Pasi kanë lënë automjetin të largohej, kallëzuesi ka vënë re nëpërmjet pasqyrës, se këta shtetas kanë ndaluar një kamion tjetër.

Lidhur me këto ngjarje, personat e sipërcituar kanë paraqitur kallëzim penal. Gjithashtu kanë theksuar se këta shtetas me vete ata nuk kanë patur armë dhe nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Automjeti i markës Ford Focus me targa AA xxx LI, në ngjyrë blu të errët, përdorur nga personat për të kryer vjedhje, është në pronësi të shtetasit F.M. Ky mjet u gjet i parkuar në orën 05.30 të të njëjtës datë, në një Kazino në hyrje të rrugës Skënderbeu në Kamëz. Përdoruesi i tij shtetasi Halil Topalli u gjet brenda në kazino duke luajtur.

 

Nga verifikimet e kryera nga shërbimet policore, rezulton se Në procesverbalin e paraqitjes për njohje nëpërmjet fotos, dt. 19.03.2016,  kallëzuesi B.K. ka njohur shtetasin Halil Topalli, si një prej autorëve të veprës penale.

Në procesverbalin e paraqitjes për njohje personi, dt. 19.03.2016, në prani të mbrojtësit të caktuar kryesisht, kallëzuesi H.S. ka njohur shtetasin Halil Topalli, si një prej autorëve të veprës penale.

Në deklarimin e tij ky shtetas pranon faktin se orën e ngjarjes ka qenë në automjet me kushëririn e tij Shaban Topalli dhe kanë debatuar me një person gjatë rrugës për shkak parakalimi të mjetit të tij. Ai mohon që të kenë ndaluar mjete të tjera me qëllim për t’u kërkuar para dhe prezantuar si punonjës policie.

Në deklarimin e tij shtetasi Shaban Topalli deklaron se gjatë kësaj kohe po ktheheshin nga Tirana dhe ai ishte në gjendje të dehur, nuk mban mend asgjë por i kujtohet se Halili ka bërë debat me një automjet në ngjyrë të bardhë.

Nga aktet dyshohet se shtetasit Halil Topalli dhe Shaban Topalli kanë kryer veprën penale “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246/2 i K.Penal.

 

Lajme të lidhura

BOTA

Italia përfshihet nga vapa ekstreme, 9 persona humbin jetën nga i nxehti përvëlues

21:00 : 04/07/2025
SPORT

“Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen

20:57 : 04/07/2025
AKTUALITET

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

20:53 : 04/07/2025
BOTA

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

20:50 : 04/07/2025
BOTA

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

20:46 : 04/07/2025
AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit

20:29 : 04/07/2025
Para
Le telecamere di sorveglianza dell'aeroporto di Zaventem avrebbero ripreso le immagini di almeno due presunti attentatori nello scalo. Lo afferma la Derniere Heure, che pubblica un'immagine di giovani con delle valigie sui carrelli.

Belgjikë/ Publikohen fotot e atentatorëve të sulmit

TË GJITHA

Italia përfshihet nga vapa ekstreme, 9 persona humbin jetën nga i nxehti përvëlues

21:00 : 04/07/2025

“Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen

20:57 : 04/07/2025

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

20:53 : 04/07/2025

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

20:50 : 04/07/2025

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

20:46 : 04/07/2025

Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit

20:29 : 04/07/2025

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

20:20 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com