• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rrëfimi shokues i 35-vjeçares: Si më trafikoi halla dhe më prostituoi ish-bashkëshorti

09:49 : 15/01/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

Përballë me kangjellat e terminalit të trag eteve, në krah të rrugës së re të portit të Durrësit është ndërtuar një barakë prej druri dhe copa eterniti. 

Brenda në barakë gjendet një krevat, një mangall qymyri, disa qirinj, një qese plastmasi me rroba, një pjatë dhe një lugë. Kjo është e gjithë pasuria që ka 35-vjecarja Admirana Topalli, nënë e një vajze 15-vjecareje, por fytyra e saj tregon dy dekada më e madhe në moshë. Në të ftohtin e acartë të këtij dimri 35-vjeçarja kërkon ndihmë (të punësohet), pasi streha e saj pritet do të shembet si ndërtim pa leje.

Fati është treguar mizor me këtë grua, pasi i është dashur të lypë dhe të prostituojë për të mbajtur frymën gjallë. E lindur në Suç të Burrelit, 20 vite më parë ajo u dërgua në Durrës, me qëllim trafikimin për prostitucion. “Isha vetëm 15 vjeçe kur halla ime më solli në Durrës. Më tha do të të martojmë. Ajo më la tek një burrë, i cili donte të më trafikonte në Greqi për prostitucion. Më pas, ai më shiti tek një burrë tjetër, i cili fillimisht më mbajti për grua dhe linda një fëmijë.

Pas lindjes së vajzës, ish-bashkëshorti im më nxori në rrugë si prostitutë”, kështu deklaroi dje për “Gazeta Shqiptare”, Admirana Topalli. Por, fati i keq e ka ndjekur nga pas vajzën nga Suçi i Burrelit, e cila ndonëse u shit nga halla e saj, i ktheu “shpinën” familja e saj duke e lënë në mes të katër rrugëve. 35-vjeçarja dje rrëfeu me detaje të gjithë historinë e saj, ndërsa pohoi se u detyrua të hiqte dorë nga e bija, duke e birësuar atë tek një çift nga Elbasani.

HISTORIA 

Admirana Topalli ka përjetuar ferrin me burrin, tek i cili u shit për herë të dytë. Ndonëse lindi një fëmijë me të, ai e ka detyruar që të prostituojë. E terrorizuar, e reja nga Burreli e ka denoncuar në polici “bashkëshortin” e saj. E ndërsa ky i fundit u arrestua, ajo u dërgua në një qendër rehabilitimi në Vlorë. “Babain e vajzës sime e denoncova në polici se më nxiu jetën. Ai më detyronte të prostituoja. Nga frika se im shoq (vdiq më pas në burg) mund të fuste njerëz që të më vrisnin, autoritetet më dërguan në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Por, atje ishte mizerje, nuk kishte asnjë kusht, ndaj ika dhe u ktheva sërish në Durrës, por mbeta në rrugë të madhe”, tha 35- vjeçarja. Pas kthimit në qytetin e Durrësit, Admirana Topalli ia dha vajzën për birësim një çifti nga Elbasani, pasi e vetme nuk mund ta rriste.

“Po ta mbaja, do bëhej njësoj si unë. Ja dhashë çiftit Kiptiu nga Elbasani. Ata jetojnë në Itali. Unë nuk mund t’i siguroja time bije asgjë, as bukë thatë”, u shpreh mes lotëve 35-vjeçarja. E braktisur nga prindërit, motrat dhe vëllezërit, Admirana Topalli është detyruar të lypë, të prostituojë dhe të flejë rrugëve e poshtë urave. Aktualisht, ajo e mban frymën gjallë duke lypur dhe duke rrëmuar në kazanët e plehrave. Për disa vite, ajo ka punuar në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit bregdetar, por e kanë hequr nga puna për shkak të mungesës së dokumentacionit. Topallit i është kërkuar që të bëjë transferimin e saj në Durrës me dokumentacion që të përfitojë ndihmë ekonomike.

APELI PËR NDIHMË 

“Që të bëjë shpërnguljen nga Burreli në Durrës më duhen 50 mijë lekë të vjetra, por nuk i kam. Mezi arrij të sigurojë bukën e gojës. Kryetari i komunës në vendlindjen time në Burrel më tha që duhet të bëj transferimin që të përfitoj ndihmë ekonomike. Por, nuk kam lekë të blej një panine. Kur kërkoj punë, më thonë se ‘ti vetëm të lypësh di, shko e puno’, po ku të punoj?! Askush nuk më ndihmon”, pohoi Admirana Topalli. Ajo tha se shpreson që një ditë ta ndihmoj vajza e saj.

“Kam vajzën, mbase bëhet e gjallë e më kërkon një ditë. Mbase i dhimbsem e më gjen, se edhe pak do e rritet. Unë nuk dua të lyp rrugëve, por dua ta fitojë bukën e gojës me djersë. U bëj apel drejtuesve të Bashkisë së Durrësit që të më punësojnë në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit, aty ku kam punuar për disa vite. Nuk kam asnjë kërkesë tjetër, sepse po të jem në punë, do të mund të siguroj një strehë ku të fus kokën. Nuk do të detyrohem të lypë dhe do të jetoj pa ia shtrirë dorën askujt”, 35-vjeçarja, e cila është përballur me të gjitha frikërat e jetës, nuk kërkon as ndriçim, as ujë, as tualet, as rroba, as sobë, as shtëpi, pavarësisht se të gjitha këto i mungojnë në barakën ku kalon ditënetët. Ajo kërkon vetëm një punë.

(Gazeta Shqiptare)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

17:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

17:28 : 06/06/2026
HOROSKOPI

Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria

17:14 : 06/06/2026
AKTUALITET

Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

17:05 : 06/06/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

16:51 : 06/06/2026
AKTUALITET

Flamingot, protestat dhe ‘hijet’ e projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

16:42 : 06/06/2026
Para

Titujt kryesor të shtypit shqiptar për ditën e sotme

TË GJITHA

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

17:31 : 06/06/2026

Rikthehet protesta në Zvërnec, qindra qytetarë vijojnë qëndresën

17:28 : 06/06/2026

Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria

17:14 : 06/06/2026

Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

17:05 : 06/06/2026

Kosovë/ KQZ vazhdon të mbështetet te Britania për platformën e rezultateve zgjedhore

16:51 : 06/06/2026

Flamingot, protestat dhe ‘hijet’ e projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

16:42 : 06/06/2026

“Shqipëria nuk shitet”/ Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

16:30 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgalabetholiganbetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş