Për të dytin vit radhazi, niveli i ujit të detit ra aq shumë se thanë kanalet në Venecia. Si pasojë e kësaj, gondolat nuk mund të lundronin mbi ujë dhe turistët që ishin për Vit të Ri në Venecia, nuk mundën ta shijonin romanticitetin e këtij qyteti.
Këta të fundit janë përballur me kanale të thata, ku shtretërit e tyre kanë qenë të mbuluar nga balta dhe me themelet e pallateve buzë tyre.
Nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit janë shkaktuar nga thatësia anormale e këtij viti.
Edhe pse rënia e nivelit të ujit në këtë periudhë është normale, këtë viti ai ka rënë rreth 60-70 cm nën mesataren.
Ky është një fenomen mjaft i çuditshëm nëse marrim parasysh se Venecia është një qytet që po fundoset ngadalë.