• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Ju tregoj bankierin Alfred Peza, ish gazetarin e bandës së Klanit

12:23 : 14/01/2017
në OP-ED

NGA ILIR BABARAMO
Sot, duke qëmtuar portalet, dy lajme më bënë përshtypje: mbledhja e komisionit parlamentar të reformës elektorale, ku thuajse gjithë partitë parlamentare kërkonin votim dhe numërim elektronik dhe blerja e disa aksioneve të Bankës Credins nga Alfred Peza. Për këdo, këto dy lajme mund të duken krejt pa lidhje me njëri tjetrin, por mua më krijuan një asosacion të pështirë duke qenë dëshmitar i dy dekadave jetë politike.

Me Pezën kemi qenë dy nga tre gazetarët që Departamenti i Shtetit u mundësoi një oportunitet sa të rrallë aq dhe bujar. Për më shumë se një muaj kemi ndjekur zgjedhjet e vitit 2004 në Shtetet e Bashkuara. Peza ishte në bandën e Klanit, vartës i Fevziut. Një nga dhjetëra takimet që na u mundësuan ishte dhe me stafin që kishte organizuar debatin televiziv mes dy kandidatëve Bush dhe Kerry.

Një mundësi profesionale që të vjen vetëm një herë në jetë. Jo çdo minutë por çdo sekondë duhej përpirë. Por nuk e patëm atë fat. Nga 30 minuta që ishte parashikuar takimi, 20 minuta na i mori Peza. Me atë artikulimin e tij të zvargur, pauzat aq bezdisëse që po ti shtoje dhe kohën që i duhej përkthyesit për të kthyer në anglisht idiomat e vështira të tij që të kujtonin javashllëkun e kohës dhe zonës së Haxhi Qamilit, dëgjoja në DC si Fevziu e ka ndërtuar emisionin e tij, si Sandri e ka ndihmuar për ta konsoliduar dhe përse Nano e ka gabim që e ka bojkotuar së fundi. Organizuesit e debatit që ishte ndjekur nga 1.2 miliardë shikues në të gjithë globin tundnin kokën me mirësjellje. Në minutën e 30 u çuan, njëri prej tyre na tha “thank you for your visit” .

Nga ai muaj fantastik në 5 shtete të SHBA më është gdhendur në kujtesë dita e zgjedhjeve, 2 Nëntor 2004. Menjëherë e kuptuam përse zyrtari i Departamentit të Shtetit kishte vendosur që atë ditë të ishim në Florida, shteti ku guvernator ishte vëllai i presidentit Bush. Jeb Bush kishte qenë guvernator i Floridës dhe gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, votime aq të debatuara sa pas shumë muajsh numërimesh e rinumërimesh të shoqëruara plot dilema, të cilave u dha fund vetëm Gjykata Supreme me një votë diferencë.

Në fakt, votimet në Florida gjatë vitit 2000 kishin patur shumë probleme. Thembra e Akilit ishte fleta e votimit që gjithë vëzhguesit e quanin “flutur” sepse krijonte një iluzion optik. Për shkak të këtij iluzioni qindra mijëra votues në vend të votonin për Al Gore e çonin votën dëm për një ekologjist.

Në mos gabohem Ralphe Nader quhej. Për këtë arsye, katër vjet më vonë gjithë vëmendja ishte përqendruar në Florida, ku sërish organizuesi i zgjedhjeve ishte administrata e guvernatorit Jep Bush. Për këtë arsye na çuan dhe ne në Florida. Hymë në shumë në qendra votimi. Gjithçka ishte ndërtuar mbi parimin e votimit dhe numërimit elektronik. Gjë më të thjeshtë nuk kam parë.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Kutitë e votimit ishin fiks si automatët e bankave. Fusje kartën e identitetit, ekrani hapej dhe të dilnin emrat dhe portretet e kandidatëve. Votuesi shtypte mbi të preferuarin e vet. Ky veprim i thjeshtë mbyllte ciklin. Kishte votuar dhe ndërkohë vota e tij ishte numëruar në sistem. Dhjetë minuta pas mbylljes së procesit të numërimit dilte rezultati. Procedurë që nuk mund të trukohej sepse ID mund të përdorej vetëm një herë dhe gjurmët e gishtave nuk lejojnë që ID e dikujt ta përdorë dikush tjetër.

Pikërisht këtë lloj votimi dhe numërimi kërkojnë gjithë partitë shqiptare. Në komision vetëm Taulant Balla i PS është kundër. E çuditshme. Sepse në kohën që kjo qeveri po e shtrin me shumë të drejtë shërbimin dixhital në shumë aktivitete (madje në këtë mënyrë marrin dhe pagën nga bankat) kundërshton mekanizmin aq të thjeshtë që i jep fund mafies së manipulimit të votës.

Kam qenë me bankierin e sotëm Alfred Peza kur kam parë këtë mënyrë votimi. Nuk e kuptoj përse gazetari i dikurshëm nuk ua tregon këtë përvojë kolegëve të tij në grupin parlamentar të PS. Ai mund tua thotë këtë përvojë sepse nëse ia lë Rucit në dorë, ai të çon tek goglat e votimeve të 2 janarit 1945. ( Huqet e rinisë i tregoi në kongresin e fundit të PS, të cilin e sterilizoi si një koncesion).

Po shkojmë drejt zgjedhjeve të qershorit si drejt një déjà vu të votimeve të vitit 2009. Kam bindjen e plotë se Rama i fitoi ato zgjedhje. Madje thellë. Por Berisha kishte ndërtuar një sistem sa kapilar aq dhe perfid. Bleu gjithë komisionerët. Listën e atyre që shitën votat në Gjirokastër e kam dhe unë. Rama e ka marrë i pari. Berishës skema i funksionoi. Ishte fiks si ajo e zgjedhjeve në Dibër. “Pjesëmarrje e jashtëzakonshme” në zgjedhje. Komisionerët e opozitës nuk panë gjë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025
SHOW BIZ

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025
AKTUALITET

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
Para

Atentati ndaj menxherit të lokalit të natës në ish –bllok, i plagosuri i dyshuar për një krim

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com