Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa raportohet për të paktën dy të plagosur.
Nga raportimet e para mësohet se në aksident janë përfshirë automjeti “Mercedes” , një “Pasatt-in”, por edhe një Renault, që po udhëtonte në drejtim të Fushë-Krujës. Ky i fundit u përfshi në aksident pasi i ka prerë rrugën një këmbësor, që u afrua në vendin ku ishin përplasur dy makinat e para.
Si pasojë janë plagosur shtetasi R.X dhe B.K, pasagjere në mjetin tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.














