Gjykata e Vlorës ka dhënë masën arrest me burg për Elton Markon, topografin nga Himara që akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni.
Marko, banues në Himarë, dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur te persona të tjerë.