Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më para nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, kongresmenët amerikanë të mbërritur një ditë më parë në Shqipëri kanë nisur këtë të hënë takimet me zyrtarët më të lartë të vendit tonë.
Siç lajmëron ambasada Amerikane pjesë e takimeve të kongresmenëve kanë qenë kryeminsitri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të mazhorancës dhe opozitës.
Vetë ambasadorja me një postim ditën e diel paralajmëronte mediat që të tregohen të vëmendshme pasi takimet e kongresmenëve amerikanë me shtetarët shqiptarë do të sillnin të papritura dhe diskutime mjaft të rëndësishme.
Por kush janë këto çështje të rëndësishme që diskutohen sot në Shqipëri?
Aktualisht e vetmja çështje e bujshme në vendin tonë që është kthyer objekt bisedash e memesh në rrejete sociale është deklarata e ministres Krifca për hapjen e ‘Akademisë së Çobenëve’.
Mesa duket miqve tanë amerikanë ju ka pëlqyer kaq shumë kjo ide sa kanë dërguar delegacionin e tyre për të informuar dhe marrë më shumë eksperiencë për këtë projekt avangard të ministres së Ramës.
Gjithsesi mbetet për tu parë më tej se cila ka qenë arsyeja e vizitës së kongrensmenëve në vendin tonë dhe se çfarë mesazhes pritet të dalin ditët në vijim.
Postimi i Ambasadës:
🇦🇱️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pati kënaqësinë të mirëpresë dy delegacione të Kongresit të SHBA në Shqipëri për të diskutuar me zyrtarë shqiptarë dhe për t’u takuar me qytetarët e shpërngulur afganë. Anëtarët e delegacionit dypartiak përfshinin Elissa Slotkin (Michigan – Distrikti 8 ), David Valadao (Kaliforni – Distrikti 21) dhe Jake LaTurner (Kansas – Distrikti 2). Edhe Senatorja Joni Ernst (Ioëa) vizitoi Shqipërinë. Delegacioni u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, deputeten e PS-së Mimi Kodheli, nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku dhe deputetin e PD-së Tomorr Alizoti. Delegacioni gjithashtu vizitoi qytetarë të shpërngulur afganë dhe përfaqësues Organizatash Jo Qeveritare në Shëngjin.
🇺🇸️ | The U.S. Embassy in Tirana ëas pleased to ëelcome tëo U.S. Congressional Delegations to Albania to engage ëith Albanian officials and meet ëith Afghan evacuees. Members of the bi-partisan delegation included Elissa Slotkin (Michigan – District 8 ), David Valadao (California – District 21), and Jake LaTurner (Kansas – District 2). In addition, Senator Joni Ernst (Ioëa) traveled to Albania. The delegation met ëith Prime Minister Edi Rama, Minister of Europe and Foreign Affairs Olta Xhaçka, Democratic Party Chairman Lulzim Basha, Minister of Agriculture and Rural Development Frida Krifca, SP MP Mimi Kodheli, DP Deputy Chair Jorida Tabaku and DP MP Tomorr Alizoti. The delegation also visited ëith Afghan evacuees and NGO representatives in Shengjin.