Nga Ardit Kërtusha
Që populli shqiptar ka tridhjetë e kusur vite që etiketohet dele dihet por që ky etiketim të merrte formën zyrtare ne vitin 2021 , këtë nuk e kishim parashikuar. Këshilli i ministrave ose ndryshe akademia e barinjve tanë ministrorë tashmë do marrin mësime ekstra suplementare duke i kthyer njohuritë e tyre të manipulimit dhe të keqdrejtimit të qytetarëve të këtij vendi në një stad më të lartë në stadin e barinjve akademikë. Është për të përgëzuar guximin e lopcarit tonë për ta formalizuar raportin qeveri -qytetar në bari dhe dele.Faleminderit nga zemra që kujdeseni në detaj për delet tuaja duke na dhënë barinj akademikë.
Të gjithë kanë mendime të dyzuara përsa i përket kësaj akademie pasi profesioni i bariut në vetvete mund të konsiderohet si ndër profesionet më të vjetra në botë dhe do jemi precedent të cilët do të krijojmë akademi për ta perfeksionuar këtë profesion sa primitiv aq dhe të vështirë fizikisht. Por problemi qëndron se si ka evoluar Bariu ne Shqipëri, por di të them që bariu i sotëm është krejt i ndryshëm nga Bariu që aq bukur dhe mjeshtërisht e ka përshkruar Andon Zako Çajupi në poezinë e tij “Fyell’i Bariut”.Është aq i ndryshëm sa dhe vetë Çajupi s’do dinte çfarë të ndiente po t’i shihte, krenari qe Barinjtë s’janë më të mjerë apo urrejte të cilët nga profesion hyjnore e kanë kthyer në punë mëkatare.
Punë mëkatare pse?
Sepse Bariu i Shqipërise së vitit 2021 nuk ruan më dhentë por ruan parcelat e hashashit të mbjellura anë e e mbanë vendit tonë. Ato jo vetëm nga profesioni por dhe nga veshja dhe pajimet nuk i përafrohen bariut të Çajupit ku guna aq e famshme e bariut është kthyer në jelek antiplumbi dhe veshje kamuflazhi, shkopi folklorik i bariut është zëvendësuar nga kallashnikovi aq pezant dhe i frikshëm, komunikimi me jehonë tradicional i barinjve është zëvendësuar në radiomarrëse policie dhe telefona satelitorë,llulla e motshme me 3 fletësh hashashi , buka me djathë në ushqime katering ,kalimi i kohës nepermjet rënies së fyellit e zëvendësoi tik toku.Barinjtë e sotëm i ngjajnë forcave speciale nga veshja dhe pajimet e tyre.E gjitha kjo ne funksion të kanabizimit të vendit ndaj kam një sugjerim për mazhorancën që akademinë e barinjve ta zhvillojnë me dy seli një në Amsterdam dhe një tek akademia e policisë.Thoni ju që pse kjo ide?E rëndësishme është selia në Amsterdam pasi barinjtë duhet të bëjnë studime të thelluara përsa i përket mbjelljes ,seleksionimt të farës së kanabisit,rritjen e kanabisit në kushte fushe pra natyrale , prashitjen dhe tharjen e tij dhe fill pas këtij kursi ato duhet të kthehen tek akademia e sigurisë së policisë për të mësuar dhe perfeksionuar përdorimin e armëve të zjarrit , luftimet trup me trup përdorimin e komunikacionit policor dhe shumë teknikave të tjera të thelluar për t’i perfeksionuar barinjtë në ruajtjen sa më efektive të parcelave të hashashit.
Teksa e lexon në plan të parë të lind një farë cudie por cdo banor i Shqipërisë së 2021 e kupton që shumë profesione, shumë biznese janë kthyer thjesht në kamuflazh te punëve të verteta të jashtëligjshme që këto bëjnë.Jetojmë në kohra të cuditshme ku Flotat e peshkimit nuk gjuajnë më për peshk por shesin naftë kontrabantë , baret nuk shërbejnë më kafe por shërbejnë si baste të jashtëligjshme online, qendrat e panumërta të masazheve që po hapen çdo ditë në vendin tonë nuk bëjnë më masazh por janë khyer në shtëpi publike që presin vetëm kliente të ”Happy end” kioskat e aboneve në Tiranë s’kanë më abone se transporti publik po shtrenjtohet çdo ditë dhe më shumë por kanë hashash me qese për të shitur ,farmacitë nuk rimbursojnë por shesin ilace kontrabantë, oligarket e famshëm s’ kanë asnjë aset të tyre por thjesht janë menaxhere të parave të pista të politikanemëve shqiptarë.Popullsia jonë po rrudhet dita ditës por ndërtimi i kullave lulëzon dhe për ironi të fatit me këtë ekonomi çalamane që ka vendi ynë familjarëve si del mbijetesa dhe jo më të kenë forcë blerëse për apartamente të reja.Dhe ndërtuesit i përdorin këto ndërtime si parking të parave të tyre të pista në mos themi termin që dëgjojmë rëndomtë pastrim parash, fakultetet nuk japin dije por shesin diploma dhe perla e gjithë kësaj dyzimi profesionesh është barinjtë të cilët nuk ruajnë dhentë por parcelat e hashashit.Ta gëzojmë akademinë e Barinjve dhe Shqipërine e 2021!