Nga Taulant Halili
Situata politike në PD po prevalon mbi çdo problem tjetër në Shqipëri, duke nisur nga keqqvqerisja e deri tek vjedhjet galopante, apo ligjet që cënojnë të drejtat e fëmijëve dhe shoqërisë në Shqipëri.
Prej gati dy muajsh, më saktësisht që nga 9 Shtatori, përplasjet Berisha-Basha kanë zënë hapësirën më të madhe mediatike në vend, aq sa janë harruat të gjitha hallet dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët çdo ditë të jetës së tyre.
Prej kësaj përplasjeje të fortë mes dy ‘BIG-ve’ të PD-së fituesi i madh duket se deri në këto momente është Edi Rama, i cili tashmë ka gjetur terren të lirë që të veprojë, koncensionojë apo dhe të lidhë marrveshje okulte pa patur as shqetësimin më të vogël.
Le të analizojmë pak situatën brenda PD, për tu rikthyer tek problemet e mëdha dhe reale që shqetësojnë vërtetë shqiptarët, dhe jo interesat e njërit apo tjetrit.
Në njërën anë kemi Lulzim Bashën i cili gjatë 8 viteve ka dobësuar Partinë Demokratike, si dhe ka një rekord negativ humbjesh përballë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Ndërsa në anën tjetër është Sali Berisha, aktualisht ‘armikun’ e SHBA-ve, i shpallur non-grata nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Pra kemi përballë njëri tjetrit Bashën që nuk e duan shqiptarët (Shohin Ramën si të keqen më të vogël) dhe në anën tjetër Berishën, i cili për hir të së vërtetës ka ringjallur shpresë tek demokratët por edhe tek elektorati gri, por me një kundërshtar të madh përballë si SHBA-të.
Ndërkohë që në Shqipërinë reale atë të përditshme kemi edhe Edi Ramën, i cili në 8 vite ndryshe nga Basha por edhe Berisha të cilët shkatërruan PD-në, kryeministri po shkatërron vendin, duke pasuruar një pjesë të vogël e varfëruar pjesën më të madhe të qytetarëve, për shkak të taksave, keqmenaxhimit, drogës, krimit apo dhe largimit të të rinjvë nga vendi.
Prandaj lufta brenda PD-së bëhet edhe më e madhe kur llogarit se në lojë nuk është vetëm shpëtimi i partisë nga njëri apo tjetri, por edhe shpëtimi i vendit nga Edi Rama.
Siç e përmendëm edhe më lart, Bashën nuk e duan shqiptarët, këtë e tregojnë votat e hedhura në kuti në çdo palë zgjedhje, pavarësisht edhe pretendimeve se një pjesë e tyre edhe janë vjedhur tjetërsuar apo falur nga vetë kreu i PD.
Kurse në krahun tjetër është Berisha, i cili në kohë ka treguar se është i vetmi politikan që ka arritur të bëjë Amerikën që nga urrejtja të dashurohet me të, dhe kjo është periudha 1997-2005, ku përplasejet mes tij dhe zyrtarëve amerikanë kannë qenë mjaft të ashpra.
Sa për kujtesë Sali Berisha është gritur në piedestal nga vetë Antony Blinken në vitin 2012, për shkak të luftës pa kompromis që i bëri krimit dhe korrupsionit gjatë periudhës që ishte në krye të qeverisë shqiptare.
Meqënëse na duhet të arrijmë në përfundim se si mund të shpëtohet vendi, dhe duhet thënë që fatkeqësisht ne shqiptarët kemi zgjedhur gjithmonë të keqen më të vogël, zgjedhja më e mirë edhe këtë herë do të ishte një rikthim i Berishës në krye të PD.
Rikthimi i Berishës në krye të PD do të sillte një luftë të fortë të konservatorizmit ku bazohen vlerat dhe traditat e Shqipërisë dhe shqiptarëve përballë ‘shoqërisë së hapur’ që po shkel pa mëshirë edhe mbi fëmijët.
Ju sjell në vëmendje se pas pak kohësh në Kuvend pritet të mbërrijnë ndryshimet në ligjin e adoptimit të fëmijëve, ku të drejtën për birësim pritet ta marrin edhe prindërit me të njëjtën gjini, apo edhe ata pa partner fare.
Ky ligj që pritet të kalojë në parlament sëshpejti ka gjetur kundërshtim të fortë në shoqërinë shqiptare, madje Berisha e ka cilësuar ligjin e ri të adoptimit si ligjin që i hapdefacto rrugë trafikimit të fëmijëve.