Gjykata e Stambollit ka dënuar me 16 vite e 8 muaj burg aktorin e njohur turk, Adnan Koç. Ai u arrestua në vitin 2018 në qytetin Atasehir gjatë një operacioni anti-drogë, ku ai bashkë me vëllain dhe disa të tjerë plagosën disa policë.
Sipas “Sabah“, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë”.
Koç ka luajtur në një numër të madh filmash turk, një pjesë e të cilave janë transmetuar edhe në Shqipëri.