Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj grave në Shqipëri vazhdon të jetë ende një problem shqetësues. Së fundmi një qytetare ka denoncuar një rast të paprecedentë ku ish-bashkëshorti i alkoolizuar e kërcënon vazhdimisht me video.
Rasti është publikuar nga JOQ, ku qytetarja ka treguar se para tre vitesh ka ikur fshehurazi nga bashkëshorti i saj pasi nuk e duronte dot faktin se ai ishte i alkoolizuar, luante lojëra fati dhe e dhunonte vazhdimisht. Ajo ka treguar se prej 10 vitesh kishte jetuar me të në Greqi, por ai e dhunonte në sy të fëmijëve dhe e kërcënonte se do ta vriste nëse ndahej prej tij. Por tani që ajo është ndarë dhe larguar jashtë shtetit bashkë me dy fëmijët e saj, ish-bashkëshorti e kërcënon se do ta vrasë pasi nuk duron dot faktin se ajo është larguar prej tij.
Gruaja shprehet se edhe pse janë ndarë prej tre vitesh ai vazhdon me kërcënimet, madje e kërcënon se do t’i vrasë familjen në Tiranë nëse ajo s’kthehet për të jetuar me të Greqi ashtu siç ai do.
Denoncimi i plotë i gruas të cilës i kërcënohet jeta nga ish-bashkëshorti:
“Pershendetje Joq, po ndaj me ju histori time. Une para 3 vitesh arrita te iki fshehur burrit tim sepse ai ka qene gjithmon nje njeri alkolist luante gjithe kohen lojra fati.. Kam jetuar 10 vjet ne greqi me te, kam 2 femij qe jetojne me mua jasht shtetit. jemi larg nga ai. Ne jemi ndare shpesh sepse jeta me te ishte e veshitre me kercenonte se do me vriste nese un do ta lija nje dite, shpesh me ka dhunuar fizikisht ne sy te femijeve. FEmijet jane te tmerruar sot as nuk duan tja din per te por as ai sddo tja dije fare per femijet. Aido vec te me vrase mua sepse une se durova me dhe mora femijet e u largova larg prej ti. Tani ai ka 3 vjet qe nuk e pranon ndarjen dhe nuk e pranon qe une e kam lene perfundimisht kete njeri psikopat i cili vazhdon e me kercenon familjen time ne tirane se do mi vrase ose te kthehem me te ne greqi por un sdua te jem viktima e rradhes te nje mashkulli psikopat. Une dua ta shofin te gjith ket psikopat se ai eshte i vendosur te vrase nenen e femijeve te tij vetem se une nuk e lejova me te me perdorte si skllave.”