Për incidentin me dekoltenë e saj tejet të hapur në një emision, këngëtarja Anxhela Peristeri ka reaguar duke thënë se nuk ka nevojë të nxjerrë gjoksin për famë pas çmimeve të fituara.
E kontaktuar nga “Vip Pages”, Peristeri tha se shfaqja ekstravagante në emisionin “Rudina” në fakt ka qenë një incident nga ana e saj dhe askush nuk e ka vënë në dijeni.
“Nëse do të doja t’i nxirrja, do t’i nxirrja në ndonjë emision tjetër”,tha ajo.
Sipas Anxhelës falë dekoltesë së saj ka korrur më shumë sukses sesa çmimet apo këngët e saj.