• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryediplomati kinez në Shqipëri, takohet me Metën dhe Ramën

14:51 : 29/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang YI ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri. Vizita përkon me 50-vjetorin e kthimit të Kinës në OKB, për të cilin Këshilltari i Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Wang Yi, nënvizoi kontributin e veçantë të Shqipërisë dhe përcolli falenderimet e mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez.

Ai është takuar me Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Rama dhe me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Këshilltari i Shtetit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Wang Yi, shkëmbyen mendime mbi situatën e marrëdhënieve dypalëshe ku u theksua vullneti reciprok për zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike, tregtare, kulturore, por edhe diplomatike e politike.

Një vend të veçantë zuri në këtë bisedë edhe shkëmbimi i mendimeve mbi bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit ku Shqipëria do të ulet për një mandat dy vjeçar gjatë viteve 2022 – 2023. Të dy ministrat konfirmuan vullnetin e dyanshëm për të zhvilluar konsultime e për të bërë përpjekje të sinqerta për të gjetur hapësira bashkëpunimi e mirëkuptimi.

“Shqipëria ndjek sot një politikë të jashtme të bazuar tek parime e vlera që frymëzohen nga eksperienca jonë historike. Ne kemi vullnetin e plotë për të bashkëpunuar ngushtë me Republikën Popullore Kineze për të gjithë ato çështje ku ndajmë qëndrime e interesa të përbashkëta, duke njohur e vlerësuar rolin dhe peshën e Kinës në arenën globale,” u shpreh Ministrja Xhaçka.

Lexo edhe:

Kryediplomati kinez viziton Shqipërinë

Presidenti Meta ka ndarë detaje nga takimi dhe u shpreh se marrëdhëniet ekonomiko-tregtare janë me interes dhe dobi për të dyja vendet.

“Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI. Vlerësova miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shpreha dëshirën për t’i forcuar edhe më tej në të ardhmen. Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë. Duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e sigurova Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”, shkroi Meta në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa nga takimi me kryeministrin nuk janë bërë të ditura detaje se për çfarë u diskutua.

Vizita e Ministrit Wang Yi është e para e një krydiplomati të Republikës Popullore të Kinës që prej vitit 2011.

Etiketa: Wang Yi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryediplomati kinez viziton Shqipërinë

15:33 : 25/10/2021
Para

Zjarr masiv në pyjet e Labinot-Mal

TË GJITHA

Tjetër aksident me monopatinë! 17-vjeçari përplaset nga makina, përfundon në spital

13:47 : 29/06/2025

Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë

13:47 : 29/06/2025

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025

U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen babë e bir

13:32 : 29/06/2025

Gjirokastër/ Parcela në fshatin Arshi Lengo përfshihet nga flakët

13:28 : 29/06/2025

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

13:22 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com