• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregu i miellit do të jetë nën monitorim, ja pse Autoriteti i Konkurrencës vendosi kundër gjobës

08:23 : 21/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur edhe për një vit në monitorim katër kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të miellit në Shqipëri.

Kompanitë Bloja, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Agro Blend duhet të bëjnë raportim tremujor në lidhje me kostot e importit të grurit, kostot e miellit dhe çmimin e shitjes së miellit, si edhe të paraqesin raportim tremujor në lidhje me blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna.

Sipas vendimit që shkaktoi një ndarje mes pesë anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës, shumica e tyre nuk kanë krijuar bindjen se katër kompanitë kanë realizuar një sjellje të bashkërenduar gjatë periudhës njëvjeçare në monitorim, pasi nuk janë evidentuar prova apo një numër i konsiderueshëm indiciesh për të dalë në një konkluzion të bazuar se sjelljet e ndërmarrjeve në hetim kanë cenuar konkurrencën e lirë. Komisioni i Konkurrencës vlerëson se në këtë rast nuk gjendemi në kushtet e vërtetimit përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të sjelljes së bashkërenduar për produktet që tregtojnë ndërmarrjet.

“Një vlerësim gjithëpërfshirës që do të mund të na çonte në krijimin e një opinioni më të konsoliduar në lidhje më sjelljen e tyre (në pamundësi të gjetjes së provave të tjera) do të kërkonte një periudhë monitorimi shumë më të gjatë sesa një vit,” thuhet në vendim.

Nga të dhënat e siguruara nga ndërmarrjet në monitorim, rezulton se norma e fitimit për ndërmarrjet AgroBlend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja për vitet 2007-2020 paraqitet në nivele të ulëta dhe të ndryshueshme në vite, për secilën ndërmarrje. Madje, nga informacionet dhe deklarimet e depozituara në Autoritetin e Konkurrencës nga ndërmarrjet nën hetim e monitorim, rezulton se njëra nga ndërmarrjet ka periudha kohore të operimit në humbje.

Lexo edhe:

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

Në shumicë, Komisioni i Konkurrencës ka arsyetuar se ndryshimi i çmimit të blerjes së grurit, ka bërë që edhe çmimi i miellit të rritet për pasojë. Për rritjen e çmimit të miellit në muajt e fundit nuk ka prova të mjaftueshme që ka qenë abuziv përtej rritjes së niveleve të çmimit në burimin e furnizimit, duke qenë e provuar edhe nga normat e ulëta të fitimit edhe pas rritjes së çmimeve në bursa.

Megjithatë, për këtë çështje, një pakicë anëtarësh të komisionit, Juliana Latifi dhe Eduart Ypi kanë shfaqur opinione të ndryshme. Ata kanë përkrahur propozimin e sekretariatit për të ndëshkuar katër ndërmarrjet me gjoba që varionin nga 3.28% në 10% të xhiros së vitit 2020.

Të paktën në përmbajtjen e vendimit ku argumentohet mendimi i pakicës, nuk janë cituar fakte të reja konkrete të konstatuara gjatë periudhës së monitorimit, por Sekretariati i AK e ka motivuar propozimin për gjobë me faktin që ndërmarrjet në hetim kanë vazhduar të shfaqin të njëjtën sjellje të bashkërenduar që ishte konstatuar gjatë hetimit të thelluar. Dy anëtarët e Komisionit i referohen përkufizimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit “një sjellje apo praktikë e bashkërenduar i referohet një forme koordinimi midis ndërmarrjeve të cilat, pa arritur në fazën ku një marrëveshje apo e ashtuquajtur marrëveshje është lidhur, zëvendëson me vetëdije rreziqet e konkurrencës të një praktike bashkëpunimi mes tyre.”

Megjithë mosdakordësinë mes anëtarëve, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur ta mbajë tregun nën monitorim, duke pasur parasysh shkallën e lartë të përqendrimit dhe faktin që ky përqendrim ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit. Pjesa e tregut të katër ndërmarrjeve nën hetim ka arritur në 85% për 9-mujorin 2021, nga 80% që ishte vitin e kaluar dhe 69% në përfundim të hetimit të thelluar, në mesin e vitit 2019. Gjithashtu, indeksi i përqendrimit HHI ka ardhur në rritje nga 1,433 në vitin 2017 në 1,967 për periudhën janar-shtator 2021, gjë që tregon se përqendrimi i tregut është rritur. Sipas vendimit, kur vlerat e HHI janë në nivelin nga 1,500 deri në 2,500, kjo tregon që Autoritetet e Konkurrencës duhet t’i kenë në vëmendje të vazhdueshme këto tregje./Revista Monitor/

Tregu i miellit do të jetë nën monitorim edhe për një vit, ja pse Autoriteti i Konkurrencës vendosi kundër gjobës

Etiketa: konkurencamiellitregu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

13:15 : 22/07/2025
AKTUALITET

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025
AKTUALITET

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

16:42 : 09/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në tregun ambulant në Durrës, procedohet penalisht pronari

10:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

18:36 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025
Para

Emrat/ Arrestime dhe pezullime, kush janë policët e përfshirë në trafik klandestinësh

TË GJITHA

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com