Dashi
Dite me fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te çliruar. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin dhe do preferojnë te qëndrojnë ne qetësi. Me shpenzimet duhet te jeni te kujdesshëm dhe te organizuar sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu dalin probleme.
Demi
Sot do jete dite shume me e favorshme për beqaret sesa për ata qe janë ne një lidhje. Te vetmuarit do e gjejnë me ne fund personin me te cilin do kalojnë jetën ndërsa te tjerët do kenë një dite tërësisht normale. Duhet te presin edhe pak dite për te pasur ndryshimet e ëndërruara. Ne planin financiar do vendosni rregull dhe gjendja do filloje te normalizohet.
Binjaket
Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Planetët do i keni aleate shume te forte dhe emocionet kane për te qene super te forta me kalimin e orëve. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër pasi personi ideal do shfaqet kur ata me pak do e presin. Me shpenzimet tregohuni te matur nëse nuk doni te gjendeni ne situata te vështira.
Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje mundet edhe te mërziteni gjate kësaj dite sepse ka për te qene një dite rutine dhe pa ndonjë emocion te veçante. Beqaret nga ana tjetër do realizojnë njohje qe ne mëngjes dhe do kenë një dite fantastike. Shume gjera kane për te qene ndryshe për ta. Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme se me pare, por jo aq e mire sa e keni dashur.
Luani
Dite mjaft e veçantë do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merrni disa vendime mjaft te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Beqaret nuk do jene ende te sigurte për hapat qe duhet te hedhin dhe do hezitojnë. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme sepse nuk është ende momenti i duhur.
Virgjeresha
Do jeni mjaft sensuale sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me emocione te jashtëzakonshme. As vete nuk e kishin imagjinuar se gjithçka do ju ndryshonte kaq shpejt. Buxhetin duhet ta organizoni me mire ne mënyrë qe gjendja te ketë akoma me tepër përmirësime.
Peshorja
Do e mbroni nga çdo gjë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Shume persona do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë një dite goxha te mërzitshme pasi do lodhen se kërkuari dhe serish nuk do e gjejnë personin ideal. Buxheti do jete i mire nëse tregoni kujdes dhe nuk shpenzoni për gjera te panevojshme.
Akrepi
Edhe pse nuk do keni shume kohe te lire, mundohuni qe sot te mos e lini pas dore atë qe keni ne krah. Flisni hapur dhe shpjegojani situatën ne te cilën ndodheni. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm, por miqtë nuk do i lënë për asnjë moment vetëm. Buxheti nuk do jete ashtu si keni dashur sepse se fundmi nuk keni ditur t’i bëni llogarite para se te shpenzoni.
Shigjetari
Dite interesante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do argëtoheni pafund me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni vërtet te bekuar nga yjet. Beqaret do afrohen tej mase me disa persona qe me pare i kane tallur dhe kane qeshur me ta. Ja qe jetës asnjëherë nuk i dihet. Me menaxhimin e financave do merreni me seriozisht sot kështu qe gjendja do filloje te normalizohet.
Bricjapi
Do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme sot ju te dashuruarit dhe deri ne mbrëmje do arrini t’i sqaroni problemet qe keni pasur me partnerin. Do ndiheni te qete te dy palët. Beqaret nuk do duan ta ndryshojnë jetën qe bëjnë prandaj do i shmangin takimet. Ne planin financiar do keni shume fat dhe gjendja do filloje te përmirësohet dukshëm. Me një menaxhim te mire gjendja do ketë vetëm përmirësime.
Ujori
Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë mes jush ka për te ecur ashtu si keni ëndërruar gjithmonë. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme dhe te mbushur me kënaqësi te paimagjinueshme. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Ne planin financiar do i zgjidhni problemet dhe do i vendosni financat.
Peshqit
Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do kujdeset edhe për detajet me elementare, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni aspak. Beqaret nuk duhet ta mbajnë mendjen tek dashuria sepse ajo nuk do vije për ta. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por me pak maturi mund t’i mbani te stabilizuara.