Sistemi shëndetësor në vend duket se ndodhet në gjendje alarmante, ku një skandal i madh po ndodh këto ditë në maternitetin e ri “Koço Gliozheni”.
Sipas burimeve nga brenda institucionit, mësohet se kjo situatë vjen si shkak i rikonstruksionit të maternitetit, ku gratë që sapo kanë lindur janë nxjerrë jashtë, pasi nuk kanë se ku të rrinë, denoncon emisioni Stop në Tv Klan.
Nga dëshmitë e vetë grave, disa prej tyre thonë se janë ende me qepje por kthehen në maternitet për të parë vogëlushët e për t’u dhënë gji.
Roja – Ti je ktu?
Qytetarja – Po jemi që të gjithë. A mundem?
Qytetarja 1 – Unë jam motra.
Roja – Jo, jo automatikisht nuk lejohet! Kanë dhënë urdhër sot, që nuk lejohet asnji.
Qytetarja 1 – Po nuk jam në gjëndje të mirë shëndetësore.
Roja – Më vjen keq! Ka dhënë urdhër drejtori, nuk lejohet asnjë brenda. Këtë mëngjes ka dhënë urdhër, automatikisht asnji.
Qytetarja 1 – Po për çfarë arsye nuk lejohet?
Roja – E kanë dhënë ekspertët e teknikës. Ata merren, që merren me këtë punë, a lejohet, a s’lejohet.
Qytetarja – U ky është nipi jot, mo!
Qytetari – Ky është nipi im.
Infermierja – Kshu s’hyhet dot.
Qytetari – Po ça të them unë tashi? Ato janë kot.
Infermierja – Thuaj harrova, s’e mbaj mënd unë, pastaj foli njëçikë dhe thuaj, se s’kemi ça të bëjmë, se erdhi mesazhi dhe ty besoj, hë hajt…
Qytetari – Unë hyj në Kryeministri pa maskë, s’po futem dot ktu.
Infermierja – Ylli!
Qytetari – Ik tashi!
Infermierja – Vër maskën, se të griva!
Qytetari – Ik se na çau.., çuni, që thotë të ik babi, të lër mamin! Si të ikërka babi, të lërë mamin?
Infermierja – Ej, është bërë dje mbledhje qeverie, nuk e di. Ti duhet ta dish!
Qytetari – Eh, isha unë s’më tha gjë njeri, njëri lart, njëri poshtë.
Infermierja – Thanë…
Qytetari – Nuk thanë.
Qytetarja – Ç’i kanë këto urdhra, mor aman?
Qytetari – Njëri lart, njëri poshtë.
Infermierja – Te katra jeni?
Qytetari – Te pesa!
Infermierja – Uhh, je ti!
Qytetarja – Jemi ne, që rrijmë lart e poshtë, lart e poshtë.
Infermierja – Ça të bësh, më nona?!
Qytetari – Nuk lejohet lart e poshtë.
Qytetarja – Kemi bebin aty.
Qytetarja 1 – Na nxorrën kshtu, a mund të na nxjerrin në mes të rrugës kështu?
Qytetarja 2 – Ti je nana, që e ke lind?
Qytetarja 1 – Po!
Qytetari – Edhe ty të nxorrën?
Qytetarja – Na nxorrën, se s’ka vënde. Nuk rrini ktu, ikni në shpi, jo të rrinim.
Qytetari – Po bebi?
Qytetarja – Bebi lihet në korridor.
Qytetarja – Më nxorrën jashtë. S’kisha heq penjtë akoma, ja sot heq penjtë. Ik, ik!
Qytetari – Edhe ti? Të dy jeni ju?
Qytetarja – Po!
Qytetari – Të dy i keni lënë bebat ktu e keni ik?
Qytetarja – Po, pse vetëm ne? Sa nëna ka…
Qytetarja 1 – Kanë dalë të gjitha.
Qytetarja – Jemi te katra.
Qytetari – Ciao! Mirupafshim!
Të tjera gra që sapo janë bërë nëna shprehen se janë detyruar të marrin edhe shtëpi me qira, pasi vijnë nga rrethet.
Infermierja – Edhe ti je për ktu?
Qytetarja 1 – Te doktoresha! Vijmë përditë poshtë e lart. Pse na nxjerrin?
Infermierja – Më kupton? Trego ….(Nuk kuptohet) Ktu kanë ik të gjitha gratë, që vijnë për bebin e ikin, se do mbyllet pavioni. Unë ça të bëj?
Qytetarja 1 – Jo, jo dakord! Po ne kujt t’i drejtohemi, që ta pyes? Ku të ankohemi?
Qytetarja 1 – Pse do mbyllet pavioni?
Infermierja – Do të rregullohet. Më kupton?
Qytetarja 1 – I gjithë kati ktu?
Infermierja – I gjithë, ok!
Qytetarja 1 – Nuk të dëgjova.
Infermierja – Obstretika do kaloj lart dhe gjysma e pavionit te obstetrika dhe gjysma zbret poshtë në operacion.
Qytetarja 1 – Oo unë kam dalë jashtë, hë…
Qytetarja – Ne na nxorrën jashtë.
Infermierja 1 – Goca jeni ktu?
Qytetarja – Pse na nxorrën kështu, moj?
Infermierja 1 – Ku di unë e shkreta!
Qytetarja – Bebat, mos të vijë babai të shohi bebin..!
Infermierja 1 – E kuptoni ça do..?
Qytetarja – Do të shohi.
Infermierja 1 – Se un fola me doktoreshë Alketën.
Qytetarja – Po. kur e dhanë ktë urdhër, që…?
Infermierja 1 – Mbrëmë në darkë.
Infermierja 1 – Tashi fola me doktoreshë Alketën dhe më tha, “si s’do ta shohi babi bebin? Do ta shohi”.
Qytetarja – Po!
Infermierja 1 – Do t’i pajis unë tha me fletëhyrje të gjithë babat, që kemi bebat lart me fletëhyrje dhe me vulën e doktoreshës, sapo fola, kam folur me doktoreshën,
Qytetarja – Po mirë!
Infermierja 1 – Dhe ne kemi hall, nuk keni vetëm ju, se ai vjen zihet me mu.
Qytetarja 1 – Po ne, që vijmë nga larg për ditë, a vihet për ta ushqyher me qumësht?
Infermierja 1 – Ajo është tjetër histori, këtë nuk e rregullojmë dot.
Infermierja 2 – Unë s’e di fare, që nga ty e mora vesh, pastaj po më thoshin ato gocat, që të gjitha gratë, që presin, ngaqë po rikonstruktohet materniteti, s’ka vënde dhe të gjitha gratë, që presin bebat, që janë kot domethënë, që nuk kanë probleme, do ikin jashtë maternitetit, se është bërë gjysma e katit të katërt dhe ajo gjysma andej, ku ke qenë ti.
Qytetarja – Po!
Infermierja 2 – Është bërë bllok lindjeje nga kati i dytë, po shkatërrohet komplet është në rikonstruksion edheee kshu situata.., megjithatë ça, si e gjete zgjidhjen ke nanjë njeri ku rri?
Qytetarja – Kam.
Infermierja 2 – Ku po rri?
Qytetarja – Kam marrë shpi me qera, se nuk dihet 20- 30 mijë lekë nata paguhet?
Infermierja 2 – Hë, hë, kuptoj, kuptoj.
Qytetarja – Me thënë të drejtën, kemi ngel shumë keq, s’e përballon dot.
Infermierja 2 – XXXXX tashi, unë nuk e dija fare ktë muhabet. Është urdhër drejtori edhe kto fjalë shko, ja ku e ke, drejt në krye të shkallëve ke drejtorin dhe shko ankohu atje, sepse kjo nuk është punë, që më përket mua dhe s’është, që kam unë gjë në dorë. E kupton? S’ka lidhje me mua fare kjo. Është urdhër drejtori dhe tani nuk ka vënde për gratë, që po lindin, e kupton? Jo më për juve, kshuqë paguaj aq e aq, që atij s’i intereson fare. Ai thotë ti s’ke gjë thotë, mirë që po të mbajmë bebin, se bebi, që rri atje, ka kosto, në kosto bebi, e kupton? Thotë “mirë po të mbaj bebin, po ty thotë, po të mbaja, kur kisha mundësi, të mbaja. Tani s’kam mundësi, thotë. Shko, gjej zgjidhjen, ku të duash! Ja në fund fare e ke drejtorin edhe shko fol me drejtorin, s’është, se e bëra unë! Unë s’dija gjë fare.
Qytetarja – Jo, jo!
Infermierja 2 – Unë nga ty e mora vesh.