Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
Mësohet se kjo mbledhje do të bëhet me qëllim diskutimin e kërkesës së Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë të marrin pjesë fizikisht në Komisionet Parlamentare.
Palët parimisht kanë rënë dakord për prani fizike, por të shoqëruar me pasaportë vaksinimi ose test negativ PCR në çdo mbledhje Komisioni.