• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Rama për Haradinaj, si kofini pas të vjeli”

19:54 : 06/01/2017
në BOLD BLOG

Lexo edhe:

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

Nga Kreshnik Çollaku

Reagim i vonuar e konfuz i kryeministrit Rama për arrestimin e Ramush Haradinaj. Populli thotë “më mirë vonë se kurrë”, por ky është një ndër ato raste kur të reagosh vonë, siç bëri Rama, është sikur të mos kesh reaguar kurrë.
Tirada e gjatë me nota patriotike të sforcuara që Rama sapo shpërndau do të vlente të neglizhohej nëse hartuesi i saj të mos ishte kryeministri i vendit. Çështja e Haradinaj është një çështje kombetare, por për turp të qeverisë së Tiranes ishte PD në opozitë që reagoi e para dhe kryeministri priti 24 orë për të hapur gojën.

I njëjti kryeministër që ende nuk ka nxjerrë asnjë fjali të vetme për një ngjarje po aq të rëndë që mund të prekë stabilitetin kombëtar dhe atë rajonal si Muri Ndarës në Mitrovicë.

Është e vonuar tirada patriotike e kryeministrit sot për Haradinaj, kur po të njëjtit kryeministër i është kërkuar në mënyrë të përsëritur nga PD në opozitë, nga qeveria e Kosovës e nga opinioni publik të frenojë pasionin e dashurisë disproporcionale me Vuçiç.

E kemi paralajmëruar kryeministrin Rama se përqafimet e chatt-et e natës me Vuçiç, siç e ka pohuar me mburrje vetë dhe serenatat me raki serbe me Daçiç, nuk do të kishin fund të mirë. Kryeministri përbuzi kërkesat e qeverisë së Kosovës se shpallja e paqes me Serbinë nga Tirana, duke injoruar Prishtinën, do të dobësonte e dëmtonte Kosovën dhe interesat e saj në marrëdhënien e vështirë me Serbinë.

Sot kryeministri i vonuar e konfuz i Shqipërisë nuk di ç’të bëjë, akuzon BE, i këndon patriotizmit të çlirimtarëve dhe, siç thotë, ka shumë pyetje që nuk di t’u japë përgjigje. Është e qartë se ai nuk di ç’të bëjë e si ta çtjerrë lëmshin në marrëdhëniet shqiptaro- serbe, autori i të cilit është ai vetë.

Por edhe pse e pafalshme që në momente të tilla një kryeminister të mos ketë përgjigje, po e ndihmojmë, pasi rasti Haradinaj është më i madh se polemikat me një kryeministër. Ju keni ç’të bëni zoti Rama, mbase është gjëja e fundit që mund të bëni.

Siç duhet të dini, ndalimi i Haradinaj është bërë me fletë arresti të Serbisë. E keqja nuk ka mbërritur ende. E keqja do të jetë ekstradimi i Haradinaj në Serbi, sipas kërkesës së kryeministrit Vuçiç.

Kritikat për hiperburokratizmin e BE dhe Francës nuk ndihmojnë me situatën, ajo ka një zgjidhje. Serbia të tërheqë kërkesën për ekstradim dhe të bejë nul fletë-arrestin. Për t’u realizuar kjo mjafton vullneti politik i kryeministrit Vuçiç.

Një telefonate e juaja me Vuçiç në këtë rast mund ta zgjithte ngërçin. Telefononi mikun tuaj Vuçiç, zoti Rama, kërkojini të tërheqë kërkesën për ekstradim!

Mbase kjo është mënyra e vetme që dashuria juaj me të t’u vlejë në një pikë shqiptarëve. Mbase kjo është pika kur përqafimet me Vuçiç e serentatat me Daçiç të kenë vlejtur.

Ky është shansi i fundit që keni për të mos thelluar më tej kolapsin diplomatik ku keni zhytur çështjen shqiptare në Ballkan. Nëse këtë nuk e bëni, ose dështoni duke e bërë, ju lutem na kurseni patetizmin patriotik nga Facebook-u.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

15:48 : 15/09/2025
BOTA

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025
BOTA

Akuzoheshin për spiunazh për Kinën, Prokuroria shpall të pafajshëm dy shtetas britanikë

15:37 : 15/09/2025
BOTA

325 ish-zyrtarë të BE-së i bëjnë thirrje OKB-së: Vendosni sanksione ndaj Izraelit

15:30 : 15/09/2025
Para

Lajm i fundit/ Të shtëna në Florida, 3 të vdekur e dhjetra të plagosur

TË GJITHA

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15:52 : 15/09/2025

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

15:52 : 15/09/2025

“Hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

15:48 : 15/09/2025

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025

Akuzoheshin për spiunazh për Kinën, Prokuroria shpall të pafajshëm dy shtetas britanikë

15:37 : 15/09/2025

325 ish-zyrtarë të BE-së i bëjnë thirrje OKB-së: Vendosni sanksione ndaj Izraelit

15:30 : 15/09/2025

U dhunuan nga hajdutët, të moshuarit: Pamë tmerr, na godisnin me shkop pa pushim, grabitën 2 mijë euro

15:29 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com