• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Alarm/ Poliklinikat pa pajisje, rritet rreziku i epidemisë për qytetarët

21:27 : 05/01/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Për të dytën dite radhazi emisioni investigativ “BOOM” në Ora News sjell fakte të dështimit të sistemit shëndetësor parësor, si pasojë e mungesave të theksuara në trajtimin e epidemisë gripale në qendrat shëndetësore dhe poliklinikat e Tiranës. E ndërsa Ministri Beqaj këshilloi gjatë paradites kontrolle tek mjeku i mushkërive, emisioni “BOOM” faktoi mosfunksionimin e pajisjes së skopisë në dy poliklinika në Tiranë dhe të së njëjtës aparaturë edhe në poliklinikën e Paskuqanit, duke detyruar pacientët e shtuar në këto kohë epidemie të drejtohen në dispancerinë e mushkërive ku presin me orë të tëra për një kontroll me skopi.     

Pas hezitimit disa ditor për të pranuar situatën e rëndë të epidemisë gripale që po kalon i gjithë vendi, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar para Kryeministrit në mbledhjen e organizuar për emergjencat e motit, se Shqipëria është zyrtarisht në epidemi gripale.

Ministri Beqaj dha edhe keshilla per qytetarët.

Beqaj: Këshillat kryesore janë: Shmangia e grumbullimeve. Së dyti, evitimin e prekjes së syve dhe gojës, të lajnë duart vazhdimisht dhe sidomos referimin tek mjeku edhe kur kanë shqetësime të vogla, sidomos shqetësimet e mushkërive.

Pas thirrjes së numrit një të shëndetësisë në vend për tu drejtuar tek mjeku për problemet e mushkërive, gazetarët e emisionit “BOOM” ishin në dy poliklinika në Tiranë dhe një në Paskuqan ku pa se aparaturat e skopisë, që diagnostikojnë problemet në mushkëri nuk punojnë.

Lexo edhe:

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

Gazetarët mësuan se në poliklinikën qëndrore numër 3, aparatura e skopisë kishte dy muaj e prishur, ndërsa poliklinika e specialiteteve numër 2 dhe ate numër 4, sygjeruan marrjen e këtij shërbimi pranë Dispancerisë.

Gazetarja në poliklinikën numër 2: Skopia ku bëhet?

Informacioni: Skopia tek Dispanceria, grafia bëhet tek ne.

Gazetarja: S’ka qenë bërë këtu skopia?

Informacioni: Është prishur aparati.

Gazetarja në poliklinikën numër 3: Doktor si je? Skopinë e bëni?

Mjeku: Po jo moj, është e prishur skopia.Ka dy muaj që nuk funksionon.

Informacioni në poliklinikën numër 4: S’punon fare skopia këtu.

Gazetarja: Po ku të shkoj ta bëj?

Informacioni: Ma jep rekomandimin dhe ta vulosi pneumologia dhe do të shkoni tek Dispanceria.

Mungesa e funksionimit të aparaturave të skopisë në kohën kur numri i të prekurve nga gripi sa vjen e rritet, ka krijuar rradhë të gjata pranë Dispancerisë së mushkërive në Tiranë, ku njerëzit edhe pse të sëmurë presin me orë të tëra në rradhë për të bërë skopi.

Gazetarja: Për çfarë keni ardhur? Për skopi?

Qytetari: Po.

Gazetarja: Pse nuk e bëni skopinë tek poliklinika e lagjes?

Një ditë më parë emisioni “BOOM” faktoi në pikun e epidemisë gripale, mungesën e vaksinës nëpër qendra shëndetësore, ndërkohë që sot Poliklinikat e Specialiteteve nuk ofrojnë as mundësinë e kontrollit të mushkërive përmes një skopie, për shkak se ato rezultojnë jashtë shërbimit.

A ka epidemi gripi në Shqipëri apo jo?

Beqaj me 4 janar 2017: Jo vetëm në Shqipëri por të gjithë Europën, që në javën e parë të dhjetorit u vu re një tendencë rritëse goxha e shpejtë. Jemi tashmë mbi pragun e epidemisë.Ende nuk kemi të dhëna që të ngremë alarme shumë të mëdha sepse vërtet jemi mbi nivelin e vitit të kaluar, por ende nuk kemi arritur nivelin që arriti intensiteti më i lartë para dy vjetësh.

ISHP, Artan Simaku me 4 janar 2017: “Aktualisht jemi në një situatë epidemike.Për një javë kemi të prekur 16 mijë persona. Në kontinentin europian aktualisht tre shtete kanë intensitet më të lartë të qarkullimit, është Shqipëria, Ukraina dhe Finlanda. Këshilla kryesore është vaksinimi, ata që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten direkt tek mjeku i familjes, të evitojnë shkuarjen në farmaci dhe marrjen e një medikamenti tek farmacisti”.

 Beqaj me 5 janar 2017: Jemi në një situatë epidemie të gripit.

Këshillat e Ministrit të Shëndetësisë për gripin

Beqaj: Këshillat kryesore janë: Shmangia e grumbullimeve. Së dyti, evitimin e prekjes së syve dhe gojës, të lajnë duart vazhdimisht dhe sidomos referimin tek mjeku edhe kur kanë shqetësime të vogla, sidomos shqetësimet e mushkërive.

Rradhë të gjata tek Dispanceria

Gazetarja: Për çfarë keni ardhur? Për skopi?

Qytetari: Po.

Gazetarja: Pse nuk e bëni skopinë tek poliklinika e lagjes?

Qytetari: S’ka tek poliklinika.

Gazetarja: Te cila je ti?

Qytetari: Unë jam në Kashar.

Gazetarja: Në Kashar? E cila poliklinikë të kap ty apo duhet të shkosh tek Qëndrori?

Qytetari: Tek ambulanca numër 9.

Gazetarja: Keni shumë që prisni?

Qytetarja: 2 orë apo 3 orë po njëherë.

 Poliklinika numër 2

Gazetarja: Skopia ku bëhet?

Informacioni: Skopia tek Dispanceria, grafia bëhet tek ne.

Gazetarja: S’ka qenë bërë këtu skopia?

Informacioni: Është prishur aparati.

Poliklinika numër 3

Gazetarja: Doktor si je? Skopinë e bëni?

Mjeku: Po jo moj, është e prishur skopia.Ka dy muaj që nuk funksionon.

Gazetarja: Po ku ta çoj mamin, është me grip dhe i kanë thënë të bëjë skopi?

Mjeku: Vetëm tek Dispanceria duhet ta çosh, kjo është e vërteta, s’ka.

Poliklinika numër 4

Gazetarja: Për të bërë një skopi mami, ku mund ta bëjë?

Informacioni: S’punon fare skopia këtu.

Gazetarja: Po ku të shkoj ta bëj?

Informacioni: Ma jep rekomandimin dhe ta vulosi pneumologia dhe do të shkoni tek Dispanceria.

Dimër i acartë, ja sa shkojnë temperaturat

Shemsi Premçi: Tre ditët në vazhdim të kemi një ulje të temperaturës deri në – 20 gradë celcius.

Edmond Panariti: Nuk mendoj se do të ketë stres të karakterit kërcënues për sa i përket përmbytjeve, pasi intensiteti i reshjeve nuk është i tillë që mund të vërë në provë sistemin tonë të kanalizimeve.

 Mungon kripa për rrugët

Shemsi Premçi: Është për tu theksuar se të gjithë kompanitë që kanë detyrime kontraktore nuk kanë depozita kripe për të përballuar situatën e ngricës, për të cilën sot po merren masa urgjente të ndikuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugës për të siguruar pasi kripa është i vetmi mjet që mund të sigurojë kalueshmërinë e rrugëve në situata të tilla me ngrica të forta.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
SPORT

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025
Para

Zbulohet fjalimi historik i 12 korrikut nga diktatori Hoxha

TË GJITHA

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025

Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV

08:16 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com