Moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur që të jetojë në Afrikë për shkak të një pozicioni të mirë pune në një kompani. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Einxhel ka treguardetaje nga jeta e saj e re në Afrikë.
Einxhel Shkira: Është e vështirë në Afrikë sepse nuk i ka këto komoditetet dhe lukset që ne kemi.
Rudina Magjistari: Ku jeton ti?
Einxhel Shkira: Unë jetoj në një shtëpi shumë të mirë private, unë jetoj në kryeqytet. Në kryeqytet janë rrugët e shtruara, ka godina të mëdha, hotele, restorante, bare por sigurisht nuk janë të kualitetit që kemi në në Europë apo në Shqipëri, por për standardet e Afrikës le të themi që është shumë mirë, madje çmimet janë shumë të larta. Unë mendoj që me rrogën mesatare shqiptare atje nuk mund të jetosh, nuk e përballon dot jetesën sepse supermarketi, bari është shumë i shtrenjtë.
Rudina Magjistari: Pagat si janë aty për të përballuar këto çmime kaq të shtrenjta?
Einxhel Shkira: Sigurisht të shkosh në Afrikë, të punësohesh nga një kontinent për të shkuar të Afrikë, pagat janë shumë të larta. Paga e justifikon gjithë sakrificën dhe lënien pas të asaj që lë. Ata që punojnë nëpër kompani ose nëpër biznese mund të kenë të paktën paga mbi 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë.
Rudina Magjistari: Kështu që dhe ti ke një pagë të mirë?
Einxhel Shkira: Le të themi që nuk qahem. Me rrogën që merr në Shqipëri, nuk do jetoja asnjë javë në Afrikë. Në supermarket do ngelja peng që ditën e parë me rrogat që merren këtu.
Rudina Magjistari: Ti sa e kishe rrogën?
Einxhel Shkira: Rrogën time nuk e them se s’dua të më rrëmbejnë, por është shumë e kënaqshme, nuk krahasohet me rrogën këtu. Le të themi që ia vlen sakrifica.