• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Rrënjët e Evropës

16:00 : 05/01/2017
në OP-ED
Vingt ans aprcs "Le Nom de la Rose", la star mondiale du roman italien revient aux fureurs du Moyen Age gr?ce r son heros, Baudolino.

Vingt ans aprcs "Le Nom de la Rose", la star mondiale du roman italien revient aux fureurs du Moyen Age gr?ce r son heros, Baudolino.

Nga Umberto Eco
IN MEMORIAM (në 85-vjetorin e lindjes)

Kronikat e verës u gjallëruan nga debati mbi oportunitetin për të përmendur në Kushtetutën e Evropës rrënjët e krishtera të kontinentit. Ata që e kërkojnë këtë citim mbështeten në faktin, sigurisht të gjithëpranuar, se Evropa lindi mbi bazën e kulturës së krishterë, ende para rënies së Perandorisë romake, të paktën nga koha e Ediktit të Kostandinit. Pra, ashtu sikurse nuk mund të konceptohet bota orientale pa budizmin, edhe Evropa nuk mund të konceptohet pa marrë parasysh rolin e Kishës, të disa mbretërve shumë të krishterë të saj, të teologjisë skolastike apo të veprimit dhe shembullit të shenjtorëve të saj të mëdhenj.

Ata që nuk e mbështesin këtë citim u referohen parimeve laike mbi të cilat ngrihen demokracitë moderne. Kush e dëshiron citimin na kujton që laiciteti është një fitore evropiane jo fort e hershme, trashëgimi e Revolucionit frëng: ai nuk ka të bëjë fare me rrënjët që shtrihen thellë në filozofinë dhe teologjinë e murgjve dhe bijve të Shën Françeskut. Kush e kundërshton mendon, para së gjithash, për Evropën e nesërme, që fati e ka shënjuar të bëhet kontinent shumëetnik, ndaj një citim i prerë i rrënjëve të saj kristiane mund të bllokonte si procesin e asimilimit të ardhësve të rinj, ashtu edhe katandisjen e traditave dhe besimeve të tjera (që në të ardhmen mund të rriteshin nga ana sasiore) në kultura dhe kulte minoritare, që meritojnë vetëm të tolerohen.

Pra, sikundër shihet, kjo nuk është vetëm një luftë religjionesh, ngaqë ngërthen një projekt politik, një vizion antropologjik dhe një vendimmarrje, nëse fizionomia e popujve evropianë do të projektohet mbi bazën e të shkuarës apo mbi bazën e së ardhmes së tyre.

Le të ndalemi pak tek e shkuara. Mos vallë Evropa u zhvillua vetëm mbi bazën e kulturës së krishterë? Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm pasurimin e kulturës evropiane gjatë shekujve, duke filluar nga matematika indiane, mjekësia arabe, apo kontaktet më të hershme me Lindjen, dhe jo nga koha e Marco Polo-s, por më larg, që nga koha e Aleksandrit të Madh. Çdo kulturë përthith elemente të kulturave të tjera, të afërta apo të largëta, por në fund karakterizohet nga mënyra sesi i bën ato të vetat. Nuk mjafton të themi që për numrin zero u detyrohemi indianëve ose arabëve, kur e dimë se ishte Evropa ku u pohua për herë të parë ideja që natyra mund të përshkruhet me anën e simboleve matematike. Dhe nuk kemi përmendur ende kulturën greko-romake.

Lexo edhe:

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

Evropa e përthithi kulturën greko-romake si në planin e së drejtës, ashtu edhe në atë të mendimit filozofik, madje, edhe në rrafshin e besimeve popullore. Krishtërimi i bëri të tijat, shpeshherë me një shkujdesje shembullore, ritet e mitet pagane dhe disa forma të politeizmit vazhdojnë të mbijetojnë edhe sot në religjiozitetin popullor. Nuk është vetëm bota e Rilindjes që u popullua nga Venerat e Apolonët dhe zbuloi botën klasike, rrënojat e dorëshkrimet e saj. Mesjeta e krishterë e ndërtoi teologjinë e saj mbi mendimin e Aristotelit, i rizbuluar falë arabëve; ajo Mesjetë që, edhe pse përgjithësisht Platonin e injoronte, nuk e la pasdore neoplatonizmin, i cili i ndikoi fuqishëm etërit e Kishës. Pa përvetësimin e rrymës platonike as që mund të konceptohet Agostini, më i madhi ndër mendimtarët e krishterë. Vetë koncepti i perandorisë, mbi të cilin u zhvillua përplasja mijëvjeçare mes shteteve evropiane dhe mes këtyre shteteve dhe Kishës, ka origjinë romake. Evropa e krishterë zgjodhi latinishten e Romës si gjuhën e riteve të shenjta, të mendimit teologjik, të së drejtës dhe të debateve universitare.

Nga ana tjetër, nuk mund të konceptohet tradita e krishterë pa monoteizmin judaik. Teksti mbi të cilin u themelua kultura evropiane, i pari tekst që shtypshkruesit të parë i shkoi ndërmend ta shtypte, teksti me përkthimin e të cilit Luteri, praktikisht, hodhi themelet e gjuhës gjermane, teksti i parapëlqyer i botës protestante, është Bibla. Evropa e krishterë lindi dhe u rrit duke kënduar psalmet, duke recituar fjalët e profetëve, duke medituar për Jovin ose për Abrahamin. Monoteizmi hebraik ka qenë madje i vetmi element lidhës që mundësoi dialogun mes monoteizmit të krishterë dhe monoteizmit musulman.

Por nuk mbaron këtu. Në të vërtetë, kultura greke, të paktën prej kohës së Pitagorës, nuk mund të mendohet pa pasur parasysh kulturën egjiptiane dhe, nga mësimet e egjiptianëve dhe kaldëve, u frymëzua më tipikja e dukurive kulturore evropiane, pra Rilindja, ndërkohë që imagjinata evropiane, nga deshifrimet e para të obeliskëve prej Champollion-it, nga stili perandorak tek fantazitë New Age, tepër moderne dhe po aq perëndimore, u mëkua nga Nafertiti, misteret e piramidave, mallkimet e faraonit dhe brumbujt e artë.

Unë nuk do ta shihja si të papërshtatshme, referimin në Kushtetutën evropiane të rrënjëve greko-romake dhe judeo-kristiane të kontinentit tonë, së bashku me pohimin se, falë këtyre rrënjëve, ashtu sikurse Roma e hapi Panteonin e saj për hyjnitë e çdo race dhe vuri në fronin e perandorit njerëz me ngjyrë (mos harrojmë që Shën Agostini pati lindur në Afrikë), edhe kontinenti ynë të jetë i hapur për të integruar çdo prurje tjetër, kulturore dhe etnike, duke e konsideruar këtë prirje drejt hapjes, pikërisht, si njërën nga tiparet e tij kulturore më të thella.

Umberto ECO, Pape Satàn Alepe (Cronache di una società liquida), La nave di Teseo, Milano 2016, faqe 259
Përktheu H.L.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

22:08 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
SPORT

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025
Para

Live/ Momenti i shpërthimit të fuqishëm në Izmir, vriten 2 terroristët

TË GJITHA

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

22:08 : 10/05/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com