• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si arriti trafikanti i drogës të bëhej zyrtar policie me certifikatë ‘top sekret’

19:55 : 22/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Anila Hoxha

Një shtetas i proceduar për trafikim narkotikësh dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 qershorit 2005 nga Interpol Wiesbaden /Gjermani hyri fare lehtësisht në Policinë shqiptare, në drejtorinë e hetim-kërkimit të policisë në vitin 2012.

Me gjithë ngarkesën penale të shtetasit F.I që ndryshoi emrin në S.M, në atë kohë dhe në vazhdim për të s’pati pengesa madje të siguronte edhe certifikatën e sigurisë personale CPS e nivelit “tepër sekret” me afat nga 2016 deri në tetor 2021.

Në këtë karrierë, me dëshirën e tij trafikanti dha dorëheqjen vetëm për një vit nga angazhimi policesk përgjatë 2013 deri në 2014. Më tej ai u rimor në shërbim në vitin 2014.

Teorikisht ky “polic” duhet të hetonte trafikantët e të gjitha natyrave, apo policët shkelës të ligjit. Praktikisht së fundmi kur edhe riaplikoi për dokumentin top sekret, ai ishte i angazhuar si hetues i shërbimeve policore Berat- Skrapar deri ditën kur SHÇBA hapi letrat për t’u bindur se ky punonjës ishte individi i gabuar për t’u pajisur me certifikatën e sigurisë dhe që nuk dihet se si gjithë ato struktura policore dhe metoda speciale të hetimit nuk e kishin zbuluar dot.

Lexo edhe:

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

Në vazhdim, në një komunikim strikt me gjermanët, SHÇBA heton dhe zbulon se gjurmët daktiloskipike i përkasin një trafikanti. Shkëmben informacion urgjent me strukturat gjermane dhe EUREKA, nxjerr të vërtetën e hidhur për Policinë e Shtetit, e cila ka ngritur njëqind struktura për kapjen e të kërkuarve, por sakaq është komplet në gjumë.

Policia e Shtetit zgjohet gjashtë vjet me vonesë dhe zbulon se ndaj këtij shtetasi ka një urdhër arresti ndërkombëtar.

Paaftësi absolute e këtyre strukturave për ndjekjen dhe identifikimin e personave të shpallur ndërkombëtarisht, ku jeton shtetasi, kush është shtetasi që kërkohet, çfarë adrese ka?

Zero informacion!

Shmangie e partnerëve, të cilët nga ana e tyre ju kanë besuar aparatura të teknologjisë së fundit pikërisht për hetimin e trafikantëve dhe të anëtarëve të grupeve kriminale që i kanë kthyer disa nga qytetet më të mëdha në oazë të strehimit dhe të fshehjes nga drejtësia.

Disa nga raportet e fundit të SHÇBA tregojnë se si oficerë të policisë në mënyrë të pamerituar, ndonëse nën hetim për narkotrafik dhe lirim të kërkuarish në shkelje të ligjit u promovuan. Teksa të tjerë janë nën hetim referuar denoncimeve të qytetarëve jo vetëm për marrje ryshfeti, por edhe për ngacmim seksual ndaj një qytetareje që u paraqit në komisariat të kërkonte ndihme nga ish-bashkëshorti dhe përfundoi e ngacmuar!!!

Të fokusuar vetëm te baza, policë 5 mijë lekëshesh, asnjë prokurori nuk i mori seriozisht kallëzimet ndaj 98 zyrtarëve, thënë ndryshe punonjës policie të nivelit të parë drejtues, denoncuar gjatë vitit 2020. Denoncime që nisin nga shpërdorimi i detyrës, veprime arbitrare deri te mosveprimi apo droga.

Kjo e fundit jo vetëm e favorizuar në disa raste nga shefa që nuk dalin para drejtësisë, por siç u dyshua mbas vrasjes së Klodian Rashës, me shumë mundësi disa ndër ta janë kthyer në përdorues kokaine dhe hashashi.

Një dëshmitar i pyetur prej meje në Dokumentarin EXCLUSIVE për shpërndarjen e drogës, pohoi me plot gojën se zyrtarë policie dalin garant ose veprojnë ashtu si në filmat aksion.

Duke ndërhyrë duke u paguar, duke u kthyer në milionerë të paprekshëm që ditën për diell me plot hipokrizi prezantohen si Policë, por kanë kohë që vetëm POLICË nuk janë më.

Megjithatë ATA janë shefi dhe kanë disa diagnoza, më e rënda përçudnimi që shkakton te disa karrigia…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025
BOTA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025
SHENDETI

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025
Para

Hapja e shkollave, Tomini: Do rriten rastet me Covid, mësuesit duhet të tregojnë çertifikatën

TË GJITHA

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com