Imunologu Genc Sulcebe renditet ndër mjekët shqiptarë që mbron teorinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç me vaksinat anti-Covid.
Si kryetar i Komitetit të vaksinimit të fëmijëve, Sulcebe po këmbëngul te vaksinimi i fëmijëve, madje pak javë më parë në një debat me mjekun e njohur Ilir Alimehmeti, ai kërkoi që vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç të nisë para nisjes së vitit të ri shkollor.
Alimehmeti është kundër vaksinimit të fëmijëve duke u shprehur se risku tek ata është i ulët dhe numri i fataliteteve ka qenë i pakonsiderueshëm.
Por anëtarë të Komitetit të Imunizimit, përfshi edhe mjekun Sulcebe, theksojnë se vaksinimi i fëmijëve duhet bërë për faktin se ato mbartin riskun për t’ua transmetuar virusin sidomos personave të pavaksinuar. Por cilët janë personat e pavaksinuar? Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në pothuajse të gjitha reagimet e tyre kanë folur për suksesin e vaksinimit te moshat e treta, pra të gjyshërve dhe gjysheve, që mund të përdoren si argument nesër nga “ekspertët” pro vaksinimit të fëmijëve. Atëherë kush mbetet i pavaksinuar që shkohet me planin për të vaksinuar edhe fëmijët?
Arsimtarët dhe cilido mbi 18 vjeç po vaksinohet me detyrim, herë sepse nuk lejohet në auditor, herë sepse mund ti kërkohet tamponi çdo javë dhe kushtet ekonomike janë të pafavorshme për të përballuar këto kosto.
Qëndrimet e imunologut Sulcebe kanë qenë kontradiktore lidhur me vaksinat anti-Covid. I ftuar në studio të ndryshme televizive, Sulcebe ka qenë ndër të parët që hodhi tezën se nuk duhet të ketë zgjedhje apo preferenca mes vaksinave. Dhe ndoshta kjo ide e Sulcebe u vu në zbatim nga Qeveria Rama, e cila nisi importin e vaksinave kineze, të prodhura në Turqi, si dhe asaj ruse Sputnik V, të cilat nuk kishin marrë asnjë miratim nga EMA apo CDC, madje në kohën kur nisën aplikimin në Shqipëri, nuk kishin marrë as miratimin “për përdorim emergjent nga OBSH”.
Sot nuk dihet se sa nga të infektuarit me Delta mund të jenë vaksinuar me kinezen Sivovac apo rusen Sputnik, sa janë mbrojtja që ato japin dhe përsa kohë të mbrojnë. Në kushtet kur një vaksinë Pfizer me një mbrojtje 95 % pas dy dozave, humbet forcën e mbrojtjes pas 6 muajsh dhe sot diskutohet për një vaksinë të tretë, merreni me mend se çfarë ndodh me kinezen apo rusen, mbrojtja e të cilave janë në kuotat 55 % apo 75 %.
Gjithashtu Sulcebe ishte ndër të parët që u shpreh kundër vaksinimit të personave që kishin kaluar virusin, ndërsa sot kur po ushtrohet vaksinimi me detyrim ndaj administratës, ka heshtur edhe pse në fillimet e pandemisë fliste për mbrojtjen natyrale nga Covid për ata që kishin kaluar një herë virusin.
Në debatet mes vetë anëtarëve të Komitetit të Imunizimit, ku nëse vendimi do të merret me shumicë votash, do të vendosin ekspertët pranë apo të pozicionuar me Qeverinë, ka një reagim qytetar lidhur me ndalimin e vaksinimit me detyrim të fëmijëve.
Dy ditë më parë para godinës së Kryeministrisë u zhvillua një protestë qytetare lidhur me vaksinimin e detyruar, veçanërisht kundër vaksinimit të fëmijëve.
Sot, Genc Sulcebe, apo sikundër konsiderohet nga avokati Altin Goxhaj si “Doktor Vdekja i PLANdemisë”, në emër të Akademisë së Shkencave, prezantoi studimin ku kërkon vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç!
Goxhaj flet për një plan ogurzi, ku është firmosur për vaksinimin edhe të foshnjeve të gjirit (Plani Kombëtar i Vaksinimit AntiCovid 2021-2022) pasi do të vaksinojnë me detyrim 99% të shqiptarëve ndërkohë që mbi 70% e shqiptarëve refuzojnë, dhe 95% e tyre janë kundër vaksinimit të fëmijëve.
The New York Times tregoi sot se si Pfizer i ka mbyllur marrëveshjet me administratën Biden dhe se po bëhen gati për vaksinimin e fëmijëve 5-12 vjeç!
Po sot Biden po përgatitet për ti kërkuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB të gjithë Qeverive të Planetit të aplikojnë vaksinimin e detyruar!
“Ne nuk pranojmë asnjë vaksinim të detyruar por jemi të vendosur që mbrojtja e fëmijëve na bashkon të gjithëve, si të vaksinuar si të pavaksinuar, si ata që e kanë kalu virusin si ata që se kanë kaluar!
Për kauzën e mbrojtjes së jetës së fëmijëve jemi armata më e madhe por edhe më e rrezikshme në histori! Jemi 2 milionë luftëtarë!
Rama nuk ka as policë për të ruajtur veten dhe le më të mbrojë nga prindërit e revoltuar mercenarë të Big Farmës si Genc Sulçebej apo Tritan Shehu! Rama të vetmen shpresë ka rekrutimin e 3000 muxhahedinëve iranianë si mercenarët e vetëm që mund të ishin të gatshëm të na vrasin!
Por çfarë mund të bëjnë 3000 muxhahedinë kundër një populli të tërë???”, paralajmëron Goxhaj.