Mark Marku, deputeti i zgjedhur i PD-së në zgjedhjet e 5-prillit, por që u dorëhoq para se të bëhej seanca e parë plenare, ka shpejguar të gjitha arsyet e largimit të tij në ‘Opinion’.
Marku tha se një nga arsyet e largimit të tij nga PD por dhe refuzimi i mandatit erdhën pasi nuk pa demokraci të brendshme, dhe nuk gjeti ndryshim.
Ai theksoi se një intelektual nuk mund të heshtë dhe të bëhet servil i kryetarit.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Pse vendosët të bëheni deputet?
Marku: Unë vendosa sepse e para nuk e doja, por e kam bërë me bindje absolute pas kërkesave të vazhdueshme të kryetarit të PD, Lulzim Basha. U angazhova se realisht mendova se ishte e domosdoshme, sepse e shikoja shumë të rëndësihme këtë fushatë.
Fevziu: Po t‘i fitonte PD zgjedhjet do dorhiqeshit?
Marku: Realisht nuk e di. Në mënyrë apsolute nuk kam pas asnjë lloj tjetër angazhimi përveç atij intelektual. Një nga tezat që shtroj unë tek PD është që ti nik mund ta marrësh intelektualin dhe ta bësh si ushtarët atje. Intelektualët që shkojnë në prti politike sillen si më injorrantët, ata binden nënshtrohen, shndërrohen në servila të neveritshëm. kemi para intelektualë që flasin për liderat e vet si dikur për Enver Hoxhën. Për mua ka qenë shumë e vështirë për të dyja herët, sese ti ke përgjegjësi por nukke rol. Unë nuk dua pushtet, por dua që në momentin që ti shkon diku të të lejojn ëtë bësh atë që di ti të bësh. Unë këto shenja pashë që në fillim, që ata të duan të kërkojnë dhe në momentin që ti shkon aty të trajtojnë fiks sikur ti nuk je aty.
Fevziu: Në zgjedhjet e 25 Prillit ju kryesuat një nga qarqet që patën rezultatin më të mrië për PD? por pas 25 prillit ju u larguat, a biseduat me BAshën?
Marku: Unë kam biseduar me Bahsën disa herë. E para u përhap fjala sikur do jetpe dorëheqjen, i thashë mos e jep dorëheqje sepse ke përgjegjësi, do të duhet që të përgatitemi mir, sepse PD vërtetë ka ftuar më shumë vota, por humbja për herë të tretë rëndon pozitën. I thashë që jemi në një gjendje të rëndë dhe duhet të ndryshojmë.
Fevziu: Cili ishte reagimi i Bashës?
Marku: Reagimi i Bashës ëhstë se ai ëhstë komod në biseda, por puna ëhstë tek rezultati. Isha kundër përgatitjes së Kongresit në mënyrë aq të shpejtë, pa bërë analizën e zgjedhjeve por edhe atë 30-vjeçare,
Fevziu: Po pas Kongresit folët me Bashën?
Marku: Biseduam por për gjëra jo themelore. Unë hodha disa propozime q ja shtrova trupës politike, problemi ëhstë se unë nuk jam delirant. Unë nuk medoj se tezat e mia të përcaktojnë misionin e PD, por ideja ëhstë që së pari të hapim debatin. Unë ndryshim e gjykoj si proces jo si akt.
Fevziu: E vurët në dijeni Bashën për largimin?
Marku: Jo. për mua vulën ja vuri Kongresi. Bëri propozimet e veta Basha ato po kalonin në votim, pastaj na u tha neve sillni propozimet tuaja.