Ish-deputeti Lefter Maliqi i bën apel opozitës të përgatitet për betejë të fortë.
Në një shënim të gjatë në FB, ai tregon ku duhet të fokusohet loja dhe diplomacia e saj politike.
Maliqi shkruan:
Opozita te pergatitet per beteje te forte.
Ku duhet te fokusohet loja dhe diplomacia e saj politike?
Objektivi kryesor per kombin, per jetesen politike dhe pluralizmin ne nivel vendor por jo vetem jane zgjedhjet lokale te shpejta.
Me bindjen qe Komisioni i Venecias do shprehet ne mbeshtetje te pluralizmit politik dhe se Gjykata Kushtetuese do mbaje integritetin dhe pavarsine e saj duke ju rikthyer shqiptareve pluralizem dhe demokraci vendore si e drejte themelore, opozita duhet te jete zeri protagonist ne kete beteje, kerkuese dhe imponuese e riberjes se zgjedhjeve vendore.
Nuk duhet pare interes partie por interes per demokracine e vendit.
Me kete kale beteje, pra te riberjes se zgjedhjeve vendore nje ore e me pare opozita duhet te kushtezoj dhe pozicionoj aktivitetin parlamentar.
Sigurisht qe objektivi tjeter eshte reformimi i sistemit zgjedhor. Shqiptaret duhet te kene nje sistem qe tju vlersohet vota dhe nje sistem te qendrueshem dhe jo te ndryshoje cdo 4 vjet nga partia ne pushtet. Kete gje ka kerkuar dhe mazhoranca. Por opozita duhet te jete konstruktive ne kete reforme, por ti mbahet kushtit per riberjen e vendoreve.
Objektiv tjeter i perbashket mazhorance-opozite eshte integrimi vendit ne BE.
Opozita duhet te jete konstruktive dhe mbeshtetse qe ky qellim te realizohet per interes te shqiptareve. Por edhe ketu mendoj se opozita duhet te jap mbeshtetje mazhorances duke mos hequr dore nga kerkesa per riberjen e zgjedhjeve vendore, legjitimiteti te cilave eshte kerkese e SHBA dhe BE.
Por a eshte e gatshme opozita?
Edhe pse kemi nje mazhorance arrogante, besoj shume se populli, opozitaret jane me shume te gatshem se kurre per tu ballafaquar ne zgjedhje. Ketyre ju ka munguar oferta dhe kjo duket qarte ne zerin dhe pakenaqesite e qyetateve dhe opozitareve ne cdo bashki te vendit. Jeta politike ne keto bashki jo pluraliste eshte shume e varfer, eshte jo transparente dhe mbi te gjitha nuk prodhon te mira dhe sherbime publike per qytetaret.
Ndaj keto rrethana me bindin se opoziten e qytetareve duhet te udheheqi opozita politike, e cila duhet te testohet me zgjedhjet vendore qe duhen ribere.
Pushteti vendor duhet balancuar edhe politikisht ndermjet mazhorances dhe opozites, por duhet balancuar edhe brenda vetes, me pluralizmin ne keshilla bashkiake. Kjo na con ne nje ere te re te demokracise vendore qe humbem para dy vitesh me votimet moniste te 30 qershorit 2019. Fitorja e zgjedhjeve lokale i paraprin, nxit dhe motivon me pas zgjedhjet e parakoheshme te pergjithshme parlamentare.
Vjeshte Nxehte?
Ne vjeshte duhet te nise beteje e forte e perballje ne Parlament per objektivat qe permenda me siper. Cdo konsensus duhet te konsiderohet ne sherbim te vendit.
Nese mazhoranca do vazhdoj sjelljen arrogante athere opozites i ka ngel rruga tjeter. Riorganizim i protestave kudo, riorganizim i strukturave nga Vermoshi ne Komispol, duke futur shpresen, besimin, optimizmin tek cdo shqiptar dhe tek qindra mijra socialiste te zhgenjyer. Konsesus vetem per integrimin dhe reformen zgjedhore duke demaskuar masakren elektorale te 25 Prillit.
Koha te ndalim shpopullimin, varferine, krimin, korrupsionin, drogen. Koha te zhbllokojme institucionet dhe drejtesine e kapur. Koha ti kthejme policine ne sherbim te publikut dhe jo te partise shtet. Uragani popullor sduhet te ndalet.