• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjekimi i gabuar për pak i kushtoi jetën, pacientja kalon në nekrozë

21:31 : 29/12/2016
në AKTUALITET

Një injeksion në krah i ka kushtuar shtrenjtë një 16-vjeçareje në fshatin Vllahinë të Vlorës. Injeksioni për alergji që i ka bërë infermieri i ka shkaktuar plagë në krahë. Madje  edhe mjekimi që ka marrë për plagën ka qenë i dëmshëm, duke ia acaruar dhe zmadhuar më shumë përmasat e saj duke e çuar plagën në nekrozë. Familja e të miturës denoncoi rastin në prokurori, por procedimi u pushua me arsyetimin se nuk ka elementë të veprës penale.

Klementina Barjamaj u ankua në emisionin Fiks Fare për stafin mjekësor të qendrës shëndetësore të Vllahinës. Ajo thotë se vajza e saj, Stelina 16-vjeçare, po vuan shumë nga kjo plagë. “Ankohem te Fiks Fare për vajzën time, e cila kishte shenja helmimi dhe e dërguam në muajin gusht në qendrën shëndetësore të fshatit Vllahinë” tregon Klementina, duke shtuar se infermieri i qendrës, Dushan Hysenaj, i ka bërë një injeksion, “Kalcium Glukonat”, me urdhrin e mjekut të qendrës. “Vajza kishte temperaturë dhe nuk flinte gjithë natën. Çdo ditë përkeqësohej gjendja dhe për këtë arsye vajza nuk ka shkuar asnjë ditë në shkollë. Jam në vështirësi ekonomike, kam 3 fëmijë. Bashkëshorti im është emigrant në Greqi, nuk ka letra, dhe pa punë” shton nëna e Stelinës. Më tej u tregon gazetarëve të Fiks Fare librat e vajzës, që i ka gjetur të vjetra, pasi nuk kishte mundësi ti blinte. “Mezi po i rris fëmijët dhe nuk ja kam për borxh mjekut të më bëjë vajzën në këtë gjendje” vazhdon Klementina. Me lot në sy u thotë gazetarëve se ngjarjen e ka denoncuar në polici dhe prokuroria, por është vendosur mosfillimi i procedimit. Klementina përfundon se vajza po kurohet në QSUT në Tiranë dhe kërkon nga Fiksi që të vendoset drejtësi dhe mjeku të marrë ndëshkimin e merituar.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në QSUT. Takuan Stelinën, e cila u thotë se ka 5 ditë që po merr mjekim dhe doktorët i kanë thënë që, pasi të mbarojë këtë kurë, do të mbajë një llastik në formën e fashos në krah, i cili nuk e lejon të përthyej krahun. Madje, ky llastik nuk e lejon që të shkruajë. “Ndjej ende dhimbje, vij çdo mëngjes dhe e mjekoj plagën. Më pas shkoj te shtëpia e hallës” thotë Stelina. Në fund tregon krahun para kamerës, ku plaga ende nuk i është mbyllur.

Gazetarët e Fiksit shkuan në qendrën shëndetësore në fshatin Vllahinë në Vlorë, në të cilën gjetën mjekun që ka autorizuar injeksionin si dhe infermierin që e bëri dhe mjekoi më pas plagën. Pyetjes se, nëse ndihet në faj për gjendjen e rënduar të Stelinës, ai thotë se nuk ka faj, pasi e ka mjekuar infermieri. Mjeku Nasho Zani thotë se është shkaktuar plaga nga mënyra si është bërë injeksioni. Sipas tij, mund të ketë rënë një pikë ilaçi jashtë venës që shkaktoi plagën. Përveç kësaj, mjeku pranon se pomada që i është vendosur vajzës në plagë e ka përkeqësuar gjendjen. Por, që për këtë të fundit, ai nuk ka qenë në dijeni. “Unë në momentin që e pashë që po e mjekonte me atë lloj pomade që kishte në përbërje dy antibiotikë i thashë menjëherë ta ndërpriste”, u shpreh mjeku. Në fund, Nasho Zani u thotë gazetarëve se vajza të sjellë faturat dhe do ia paguajnë ata shpenzimet.

Ndërkohë, gazetarët e Fiksit takuan edhe infermierin që ka vendosur pomadën në krahun e vajzës. “Unë nuk e dija që bën keq, nuk e dija çfarë ishte” thotë ai.

Lexo edhe:

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

Vajza, pasi u mjekua për disa ditë në qendrën shëndetësore në Vllahinë, po merr mjekimin në QSUT, në Spitalin e Djegies Plastike. Mjeku që po e ndjek rastin e saj është Gentjan Zikaj, i cili u tha gazetarëve të Fiksit se kjo paciente ka ardhur që në fillim të shtatorit dhe vazhdon akoma të marrë mjekim. Ai thotë se kur erdhi pacientja përdorte nje pomade, por ia ndërpreu menjëherë. Sipas tij, vajza duhet të bëjë fizioterapi dhe të marrë rregullisht mjekimin që i ka dhënë në mënyrë që plaga të mbyllet shpejt. Ndërsa për shenjën që do ti mbetet duhet një ndërhyrje pas një viti kur plaga të jetë mbyllur plotësisht.

Ekipi i Fiks Fare pyeti pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Vlorë për rastin e Stelinës. Drejtori thotë se është në dijeni të këtij problemi. “Për mjekun dhe infermierin është tërhequr vërejtje me gojë, pasi ky është rasti i parë që ka ndodhur në këtë qendër shëndetësore” thotë ai. Fiksi tentoi të pyesë edhe prokurorin Xhemal Saliaj për vendimin e pushimit të procedimit penal. Ai thotë se nuk mund të japë përgjigje. “E keni të shkruar vendimin, dilni nga zyra. Kush jeni ju që më kërkoni shpjegim”, u thotë prokurori gazetarëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

01:08 : 12/05/2025
AKTUALITET

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

01:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025
Para

Sela zbulon çfarë u diskutua në takimin me Ramën me liderët e partive shqiptare në Maqedoni

TË GJITHA

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

01:08 : 12/05/2025

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

01:00 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com