• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori e gjykatësi lirojnë vëllain dhe kunatin e Kryebashkiakut

21:21 : 29/12/2016
në AKTUALITET

Drejtësia shqiptare po vihet çdo ditë e më shumë në sy të “ciklonit”, për skandalet e njëpasnjëshme që prodhon. 

Këtë herë objekt i emisionit “STOP” është Gjykata dhe Prokuroria e qytetit të Beratit.

Prej 1 viti e gjysmë, Fatjon Tarellari është në paraburgim, pasi bashkë me 4 persona të tjerë, u akuzua për posedim lëndësh narkotike. Nga 5 personat e ndaluar, 2 u liruan, ndërsa 3 të tjerët janë në qeli.

Një investigim i “STOP” nxjerr në pah se personat e liruar, “për rastësi” janë Artur Zotka dhe Abedin Nurellari, përkatësisht vëllai dhe kunati i Kryetarit të Bashkisë së Poliçanit.

Avokati i Tarellarit, Arben Llangozi tregon disa arsye që e bëjnë të padrejtë procesin ndaj klientit të tij.

Lexo edhe:

Rivali politik Mamdani fitoi bashkinë e New York-ut, reagon Trump: Ja pse humbëm!

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

“Është bërë një bisedë telefonike. Nga prokuroria është një informacion rreth dy fletë, ku është bërë sëbashku me një ndaj poseduesve, që kanë pasur edhe lëndën narkotike dhe Fatjoni në të gjithë dyfletëshin që ka dhënë Prokuroria, në asnjë rast nuk pranon që ka kryer ose të jetë ndonjë dyshim që ka folur për këtë lëndë narkotike. Personat e kapur në flagrancë janë Artur Zotka dhe Abedin Nurellari. E shpreh edhe prokurori i çështjes për gjykim, ku është ndyshuar masa nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” në Gjykatën e Apelit Vlorë. Një tjetër detaj që është i rëndësishëm është vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 03.11.2015, ku të tre gjyqtarët e Gjykatës kanë gjykuar ankimin kundrejt masës së bërë nga avokati për Fatjon Tarellarin, që të njëjtë gjyqtarë që kanë dhënë “arrest shtëpie” për dy të pandehurit e tjerë kanë vlerësuar që, Fatjon Tarellari është me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe do të rrijë në burg. Në këto shtatë faqe të vendimit, në asnjë shkronjë nuk shkruhet se çfarë ka kryer Fatjon Tarellari, por duke iu bazuar ligjit, që t’i heqësh lirinë personit duhet të kesh dyshime të arsyeshme. Dyshimet e arsyeshme nuk duhet të jenë të bazuara në ide ose në mendim, por në prova. Nga ana e Gjykatës nuk është një vendim i bazuar në prova.”

Ndërsa prokurori i çështjes, Tasim Puci, fillimisht deklaron se pesë personat e akuzuar për drogën janë në burg. Më pas, ai i thotë gazetarit investigativ të emisionit “STOP” se nuk ka të drejtë të pyesë më tepër, pasi sipas tij, po kalon në një çështje hetimi me pyetje.

Gazetari – Çfarë prova të reja ka përshembull?

Prokurori – Asnjë provë s’ka, të gjitha …

Gazetari – Po pse mbahen brenda?

Prokurori – Po është për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Gazetari – Po pse dy të tjerët janë jashtë?

Prokurori – Kush të tjerë?

Gazetari – A janë kapur 5 për këtë?

Prokurori – Janë… të gjithë brenda janë.

Gazetari – Vëllai i kryetarit të Bashkisë Poliçan dhe kunati.

Prokurori – Është me arrest shtëpie, e ka nxjerrë Apeli.

Gazetari – Po pse? Si e ka nxjerrë atë dhe këta të tjerët s’i ka nxjerrë?

Prokurori – Gjeje pse e ka nxjerrë…Ta gjejë Apeli atë, sepse është më i madh se ne.

Gazetari – Çfarë ke konstatuar nga hetimet një gjë plus për Fatjonin?

Prokurori – Hetimet i bëj unë dhe mua më kontrollon dikush tjetër.

Prokurori – Ti po hyn në hetim tani, kjo është çështje hetimi.

Gazetari – Po hyj, sepse unë jam gazetar investigativ. Por mua, si gazetar më lind pyetja: kur arrestohen 5 pse 2 dalin?

Çfarë risie ka në hetim për Fatjonin?

Prokurori – Është prodhim dhe shitje narkotikësh. Janë në bashkëpunim. Fatjon Tarellarit i ka dalë shenja e gishtit në vendin ku është gjetur.

Gazetari – Ok!

Prokurori – Në rast, se unë tani do t’i jepja aq sa mendoja unë, tani nga frika do jap edhe më shumë, sepse është presion.

Gazetari – Z. Puci.

Prokurori – Më vjen shumë keq…, se unë tani kam…, ushqej kalamajtë me këtë punë. E kupton?

Gazetari – Absolutisht, nuk e vë në dyshim.

Prokurori – Kur ti vjen dhe më futesh në hetim…

Gazetari – Nuk po të futem, thjesht po pyes nuk po të kërkoj detaje.

Prokurori – S’të takon të pyesësh.

Gazetari – Raporti yt është publik. E ka avokati, mund ta gjej unë.

Prokurori – Po merri atëherë, s’të takon të vish as në gjykatë, ka rregulla për të hyrë, s’të takon të ngresh këtë rrjetë presioni.

Gazetari – Jo presion, nuk po më kupton, nuk po bëj fare presion. Çfarë leverdie kam unë të ngre presion, unë s’e njoh fare…

Prokurori – Kështu është Shqipëria… funksionon…

Gazetari – Unë s’e njoh fare Fatjon Tarellarin.

Prokurori – Ti e ke dajë…,teze…

Gazetari – Jo, absolutisht.

Prokurori – Ka gjetur dy miq, ai dhe vjen dhe bën presion.

Gazetari – Jo, të lutem! Këto i ke të pabaza dhe nuk t’i pranoj.

Prokurori – Nuk t’i kam të pabaza dhe unë…

Gazetari – Unë jam gazetar.

Prokurori – Të nxjerr 200 herë edhe te ajo.

Gazetari – Unë jam gazetar shkoj në gjithë Shqipërinë, tani i bie i kam unë të gjithë kushërinj?

Prokurori – Po ashtu është …

Gazetari – Jo, jo …nuk është ashtu.

Prokurori – E di si funksionon.”

Lajme të lidhura

BOTA

Rivali politik Mamdani fitoi bashkinë e New York-ut, reagon Trump: Ja pse humbëm!

21:26 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

21:16 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Lushnjarët” e Kombëtares së Futbollit, zbulohet pallati ku kanë bërë kontrata fiktive disa futbollistë

21:08 : 05/11/2025
SPORT

Chelsea zhgënjen në Champions, vetëm barazim ndaj Qarabag

21:05 : 05/11/2025
AKTUALITET

Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

20:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

20:48 : 05/11/2025
Para

Mjekimi i gabuar për pak i kushtoi jetën, pacientja kalon në nekrozë

TË GJITHA

Rivali politik Mamdani fitoi bashkinë e New York-ut, reagon Trump: Ja pse humbëm!

21:26 : 05/11/2025

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

21:16 : 05/11/2025

“Lushnjarët” e Kombëtares së Futbollit, zbulohet pallati ku kanë bërë kontrata fiktive disa futbollistë

21:08 : 05/11/2025

Chelsea zhgënjen në Champions, vetëm barazim ndaj Qarabag

21:05 : 05/11/2025

Merr flakë makina brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi

20:59 : 05/11/2025

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

20:48 : 05/11/2025

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com