• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Politika e Jashtme 2016/ Dështimet, gafat, marrëzitë…

12:01 : 29/12/2016
në OP-ED

NGA KASTRiT ISLAMI

Gjatë vitit 2016 marrëdhëniet e Shqipërisë, me partnerët strategjikë, me vendet e BE dhe rajonin kanë vazhduar të shënojnë dështime për shkak të diletantizmit, paaftësisë, arrogancës dhe manisë për shou e spektakël. Disa prej tyre, ato më pikantet, jepen më poshtë.

****

Gafa më e madhe që mund të konsiderohet marrëzi e ndoshta deri faj historik është ndërhyrja e Ramës, në mënyrë arrogante e qesharake, në fushatën presidenciale të SHBA. Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nga asnjë kryeministër në botë, që të cilësojë njërin prej kandidatëve për president në SHBA si “turpi i civilizimit” për më tepër që ky etiketim vjen nga simboli i korrupsionit dhe lidhjes së krimit me politikën, nga personi i akuzuar për “një pasuri prej 200 milion euro të fshehura në një llogari bankare off shore”.

Por kjo “marrëzi lëvizëse” do të vazhdonte të deklamohej jo vetëm në Tirana e fshatrat e vendit, por edhe në Beograd e Nju Jork, në mediat CNN e Nju Jork Times, duke vënë baste se Trump nuk fiton; një sjellje tipike për një bastexhi i rëndomtë. Por më e rënda për shqiptarët do të ishte deklarata se “nëse Trump fiton zgjedhjet, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA do të shkatërrohen…”, deklaratë që shkaktoi shumë reagime të cilat e konsideruan marrëzi për interesa të ngushta të pushtetit personal të Ramës.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Por kjo marrëzi do të ishte në vijim të skandalit që do të shkaktonte foto e Ramës më Obamën në një aktivitet ku kryeministri i ardhshëm i vendit do të shfaqej si “bashkëshortja e Bilal Shehut”, një shqiptaro-amerikan që do të ndalohej/hetohej nga FBI për shkelje të ligjit federal të financimet të fushatës presidenciale, skandal në të cilin Rama me shumë gjasa është i implikuar.

****

Dështimi më i madh për shqiptarët do të ishte vendimi i Këshillit Europian për moshapjen e negociatave me BE për shkak të “korrupsionit në rritje, lidhjes së fuqishme të krimit me politikën dhe kultivimit masiv të kanabisit me ndikim në zgjedhjet e ardhshme.. dhe destabilitetin e vendit”. Por ky dështim do të paraprihej nga piruetat qesharake të Ramës përballë partnerëve europianë. Herë servile, herë arrogant, herë provokues, herë lëpirës…

Sjellje arrogante me Krichbaum në zyrën e tij dhe shuplaka në fytyrë gjatë bisedës por edhe deklarimet në konferencë për të shtyp të përfaqësuesve të grupit më të madh CDU/CSU në parlamentin gjerman do ti hiqnin maskën klounit shqiptar që po përpiqej të mashtronte edhe shqiptarët me gjoja mbështetjen e Merkel duke i kërkuar nga ana tjetër asaj favore të pamerituara dhe marrë prej saj, në takimin e shumëkërkuar nga Rama, një shuplakë të rëndë.

Turpi me këtë çështje do të arrinte kulmin kur do të sajonte një sulm qesharak ndaj Greqisë me teza nacionaliste për të provokuar shtetin fqinj të refuzonte hapjen e negociatave për ta fajësuar më tej për dështimin e tij. Përgjigja e merituar do të ishte unanime, edhe nga Gjermania, edhe nga Holanda, edhe nga Austria, dhe të gjithë vendet e tjera të BE, pavarësisht përpjekjeve të dështuara për mashtrim me këtë çështje duke përfunduar si një pulë e lagur në interpelancën në kuvend ku fajin do të faturonte përkthimit.

****

Lidhur me raportet me NATO mjafton të kujtojmë shkrimin e Bill Couen në The Hills/ Fox News, ku do të shkruhej se “Shqipëria, për shkak të kultivimit masiv të kanabisit është kthyer në hallka më e dobët e NATO dhe për këtë shkak mund të dështonin operacionet eventuale të NATO-s në rajon…”. Në artikull stigmatizohen si organizatorë të kultivimit masiv të kanabisit dhe trafikut të drogës familjarë të lidhur ngushtësisht me Ramën dhe Tahirin. Kultivimi i kanabisit do të konsiderohej nga shërbimet anti-drogë të SHBA dhe vendeve të BE një rrezik për stabilitetin e vëndit, të rajonit por edhe për tej. Madje shërbimet inteligjente britanike kishin ngritur shqetësimin se kultivues të kanabisit të mbrojtur nga shteti ishin ndërkohë baza të financimit për dërgimin e ushtarëve për ISIS.

****

Më vendet e rajonit, marrëdhëniet s’kanë qenë asnjëherë tjetër në këto 25 vjet më kaotike se gjatë këtij viti. Me Greqinë situata është e acaruar në ekstrem për shkak të problemeve të vjetra e të reja të ngacmuara apo keqtrajtuara nga Rama dhe ministri i tij i jashtëm; retorika e ngritur dhe plot gafa ka çuar në tensionim të marrëdhënieve dhe ngrirje të bisedimeve për zgjidhjen/zbutjen e problemeve. Megalomania e “zero problemeve me fqinjët” është zëvendësuar nga një sjellje e karakterizuar nga një nacionalizëm aguridh dhe retorikë apo batuta qesharake për shkak të arrogancës dhe mediokritetit që karakterizon bartësit e politikës së jashtme.

Me Maqedoninë, që nga deklarata e Ramës që kushtëzonte mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në Nato marrëdhëniet janë të ngrira. Me Kosovën vihet re një marrëdhënie trileme:

1) nga njëra kryhen qoka përmes takimeve formale dhe pa asnjë bereqet mes dy qeverisë,

ii) nga ana tjetër në takimet me Vuçiç synohet të anashkalohet Kosova kur bëhet fjalë për pajtim mes “serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës” duke tentuar që Rama e Vuçiç të na shesin “dashurinë” e tyre si një moment historik të ngjashëm me atë të Francës e Gjermanisë pas luftës së dytë botërore;

iii) në takimet teatrale të parafabrikuara me Vuçiç herë luhet karta nacionaliste për qytetarët kosovarë dhe hera herë karta e nënshtrimit kur kërkohet ti dërgohen mesazhe zonjës Merkel. Me Serbinë Rama i ka shndërruar takimet në spektakle qesharake e butaforike, kur herë luan nacionalistin ekstrem apo herë kërkon të zëvendësojë ballistin Morina përmes alibisë së dronit dhe më tej ulet në tavernat e Beogradit duke kënduar së bashku me miqtë serbë këngë me kitare dhe pirë verëra të shtrenjta.

Të gjithë këtë spektakël mes Ramës e Vuçiç, një gazetë zvicerane, do ta përshkruante si marrëdhënie mes dy burrave ballkanike që konkurrojnë përballë Merkel për ti treguar asaj se cili prej tyre është “dashnori” i preferuar; ndërkohë që Vuçiç e ka pranuar me tallje se lideri global është Rama. Me Italinë marrëdhëniet në pamje normale janë karakterizuar nga dërgimi me të gjithë mjetet, nga toka, nga deti dhe nga ajri, i rreth 1 mijë ton kanabis me një vlerë që shkon mbi 5 miliard euro.

Nuk po marr në shqyrtim vizitat turistike të Ramës dhe të Ministrit të Jashtëm në vende të largëta, pa asnjë synim, pa asnjë axhendë konkrete dhe pa asnjë rezultat, madje të mbuluara me hije skandalesh të paprecedentë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

12 banorët e Zharrëzit lënë grevën, kompania ndërpret punimet

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com