Një pus nafte në vendin e njohur si sektori 4 i Ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Patos është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Pusi i natës raportohet se ishte në gjendje pune, nën administrimin e nje kompanie private.
Zjarri ka rënë në zonën e quajtur Ofiçinë e Vjetër.
Zjarri po avancon, ndërsa aktualisht po digjen dhe ullishtet aty pranë.
Në vendngjarje po punojnë zjarrfikëset e Patosit.