• Kontakt
Sunday, June 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia në Tepelenë, nënën e gjetën mbi foshnjë, e kishte mbuluar me trupin e saj

09:15 : 29/12/2016
në AKTUALITET

Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku u dogj e gjallë 35-vjeçarja Elona Shehu dhe djali i saj 8 muajsh, banesa ku ata jetonin me qira është kyçur për shkak të vlerësimit të provave nga grupi hetimor dhe krejtësisht e shkrumbuar.

Ndërsa, dy trupat e karbonizuar të nënës dhe foshnjës së saj u varrosën pasditen e djeshme në Bënçë, fshatin e lindjes së Elona Shehut. Ndërkaq, të afërm të Genci Shehut dje treguan rrethanat e sakta të ngjarjes së rëndë. Oldrin Beca, djali i dajës së Genci Shehut, njëkohësisht edhe zjarrfikës në repartin e Tepelenës tha se ishte i pari që u fut mes flakëve për të shpëtuar nipin dhe kunatën. Ai pohoi se pjesëtarët e familjes Shehu kanë qenë të gjithë në banesë në kohën kur ka pasur rrjedhje gazi, por fatkeqësisht nuk e kanë kuptuar.

“Ishte koha kur Genci mbaroi pushimin e drekës dhe do të shkonte tek lokali që e kishte marrë me qira prej pak kohësh. Vetëm pak metra pasi kishte dalë nga apartamenti, ai ka dëgjuar shpërthimin, ndërsa ka parë djalin e madh 9-vjeçar që ka dalë me vrap nga shtëpia që kishte marrë flakë. Elona, e cila kishte mbetur brenda e bllokuar thërriste të shoqin për ndihmë, ndërsa ka qenë e pamundur që të shuheshin flakët, pavarësisht ndihmës së fqinjëve. Na janë dashur vetëm 4 minuta që të shkojmë në vendngjarje, pasi ishim në gatishmëri sepse bashkia kishte organizuar festën e fundvitit”, pohoi efektivi zjarrfikës, njëkohësisht i afërm i dy viktimave.

Gjithashtu, Oldrin Beca tha se, “kam harxhuar dy bombola me oksigjen. Tymi ishte i dendur dhe era e gazit e fortë. Bombola me të cilin ngroheshin pjesëtarët e familjes së Gencit ka qenë krejtësisht e amortizuar. E kam gjetur kunatën mbi foshnjën. Kjo është një tragjedi e rëndë për ne. Ajo që na vret më shumë janë lajmet e pasakta. E sikur të mos mjaftonin të gjitha, flasin për zjarrfikësit. Unë jam vetë në këtë detyrë dhe në këtë rast kisha të bëja me familjarët e mi, por edhe sikur të mos ishin të mitë, ne këtë detyrë kemi, të sakrifikojmë për të mbrojtur të tjerët. Ky rast ka qenë i vështirë, një fat i keq për familjen”, e shpreh Beca. Nga ana tjetër, fqinjët e viktimave dhanë versionin e tyre për ngjarjen. Ata thanë se ka qenë tymi i dendur që u ka depërtuar në banesa, ai që i ka shqetësuar dhe i ka vënë në lëvizje për të mësuar se ç’po ndodhte. Berti Gjergo, fqinji më i afërt i familjes Shehu u shpreh në një intervistë për “GSH” se gazi që kishte rrjedhur nga tubat e çarë të sobës së ngrohjes kish mbushur gjithë shtëpinë, ndërkohë që viktima Elona Shehu ishte përgjumur. Sipas tij, shpërthimi i zjarrit ka ndodhur pasi ajo ka ndezur dritën e dhomës.

Kur e kuptuat se banesa në krah ishte përfshirë nga flakët?

Lexo edhe:

Horoskopi i së dielës/ Dashuri, surpriza dhe vendime që ndryshojnë jetën

Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

Nuk e kuptuam menjëherë. Dëgjuam fillimisht një si shpërthim, më pas ndiem erën e tymit që na hyri në shtëpi. Ishte bashkëshorti i Elonës, Genci që na trokiti në derë dhe na kërkoi ndihmë. “Po digjet shtëpia”, – na tha.

Dëgjuat të bërtitura? A kërkoi ndihmë Elona?

Jo, ajo nuk bërtiti. Kur ra zjarri, ajo doli jashtë menjëherë. Më pas u fut brenda për të marrë fëmijën. Më pas pati një valë të fortë zjarri e tymi, aq sa nuk mund të shihje njeri me sy. U mbulua i gjithë pallati me tym dhe Elona nuk doli më.

Po ju, u përpoqët ta shuanit zjarrin?

Hodhëm kova e legenë me ujë e rrugica, por ishte e pamundur. Lajmërova zjarrfikësen të vinte. Ne na u duk kohë e gjatë deri sa erdhi zjarrfikësja, po ajo ishte punë momenti. Ndodhi gjithçka sa hap e mbyll sytë. Zjarrfikësit hodhën ujë e shkumë, po kishte marrë fund ajo punë. E gjetën nënën mbi foshnjë, e kish mbuluar me trupin e saj.

Cili mendon se ka qenë shkaku i zjarrit?

Ka pasur rrjedhje të madhe gazi. Ndihej era kudo. Gabimi i Elonës ishte se ajo ndezi dritën dhe atë moment ka shpërthyer flaka./ GSH

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi i së dielës/ Dashuri, surpriza dhe vendime që ndryshojnë jetën

22:58 : 13/06/2026
AKTUALITET

Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

22:47 : 13/06/2026
AKTUALITET

Në kërkim për trafik droge, arrestohet Moisi Habilaj

22:34 : 13/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

22:24 : 13/06/2026
AKTUALITET

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

22:12 : 13/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit i hapin rrugën ambulancës

22:00 : 13/06/2026
Para

Gjirokastër, përfshihet nga flakët shtëpia, plagoset e moshuara

TË GJITHA

Horoskopi i së dielës/ Dashuri, surpriza dhe vendime që ndryshojnë jetën

22:58 : 13/06/2026

Kush është Moisi Habilaj? Historia e trafikut të drogës dhe arratisjes nga drejtësia

22:47 : 13/06/2026

Në kërkim për trafik droge, arrestohet Moisi Habilaj

22:34 : 13/06/2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Rrugën Bardhyl, shkojnë drejt QSUT

22:24 : 13/06/2026

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

22:12 : 13/06/2026

Protestuesit i hapin rrugën ambulancës

22:00 : 13/06/2026

Marshimi/ Qytetarët ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

21:50 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetholiganbetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet