Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës bashkëshorten e tij.
Policia njofton se u arrestua në flagrancë i shtetasi Ylli Shehu, 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet prerës thikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.