Zbulohet emri i trafikantit shqiptar që u arrestua dje në Filat të Igumenicës me rreth 50 kg marijuanë dhe hashash çokollatë.
Bëhet fjalë për Miltiadhis Gushës, 25 vjec, lindur në Fier dhe banues në Lamia të Greqisë.
Ndërkohë që policia greke ka shpallur në kërkim edhe një shtetas grek, i cili ka marrë me qira në një kompani makinash të përdorura, mjetin me të cilin u kap Gusha.