Pasi Marjan Levanti, ish-bashkëshorti i historianes së njohur Elena Kocaqi i plagosi prindërit dhe vëllain, kjo e fundit kallëzoi edhe ish-vjehrrën Afërdita Levanti, e cila pak ditë pas ngjarjes shkoi në banesën e tyre dhe tentoi të marrë me forcë, nipin, Dardanin, me pretendimin se Elena po e ndan nga i ati dhe po e ushqen me urrejtje për të.
“News24” ka siguruar vendimin e plotë të zbardhur të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes që Gjykata dha për historianen, ku ndër të tjera theksohet se ish-vjehrra jo vetëm nuk duhet t’i afrohet banesës ku rri Elena me dy fëmijët, djalin dhe vajzën, por as ambienteve ku ata punojnë e mësojnë, si dhe duhet të ruajë një distancë prej 50 metrash.
Urdhri i mbrojtjes i zbardhur
Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Elena Levanti.. 2- Lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për paditësen Elena Levanti dhe fëmijët Dardanit Levanti dhe Helena Levanti kundra të paditurës Afërdita Levanti në këtë mënyrë: “Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kryeje vepra të dhunës në familje ndaj paditëses Elena Levanti dhe fëmijëve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti “Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos kërcënojë paditësen Elena Levanti dhe fëmijët e saj. “Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos cënojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësen Elena Levanti dhe fëmijëve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti.
Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos shkojë dhe të mos hyjë e qëndrojë në banesën e shtetases Elena Levanti me adresë; Rr,”Ilmi Haver, nr.3, unaza e re” Tiranë ku aktualisht do të banojë vetëm paditësja dhe fëmijët, qendrës së saj të punës dhe shkollës dhe kopshtit ku aktualisht mësojnë dhe qëndrojnë fëmijët Dardanit Levanti dhe Helena Levanti.
Urdhërohet menjëherë e paditura Afërdita Levanti të mos i afrohet paditëses Elena Levanti dhe fëmijëve të saj Dardanit Levanti dhe Helena Levanti në një distancë prej 50 metër.3- Shkelja e këtij vendimi nga e paditura Afërdita Levanti përbën vepër penale sipas nenit 320 te K.Penal.
4- Bazuar në nenin 19/b të Ligjit 9669 dt. 18.12.2006 për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare data e dëgjimit për vërtetimin e këtij urdhri caktohet data 13.01.2017 ora 10.00. 5- Ky vendim bazuar ne nenet 19/6 dhe 23 te ligjit Nr.9669 dt.18.12.2006 përbën titull ekzekutiv ndaj duhet të ekzekutohet nga Zyra e Përmbarimit, urdhër i cili bazuar ne nenin 3/7 te Ligjit Nr.9669 dt.18.12.2006 është i vlefshëm deri ne datën e vërtetimit të tij. 6- Një kopje e këtij vendimi ti dërgohet Komisariatit Policise nr.6 Tirane, nje kopje Zyres se Sherbimeve Sociale pranë Njësisë Administrative nr. 7 Bashkisë Tiranë, dy kopje paditëses Elena Levanti dhe nje kopje te paditurës Afërdita Levanti. 7- Të njoftohet Komisariati i Policisë nr.6 Tiranë për paraqitjen e përfaqësuesit të tij në seancë si dhe Zyra e Shërbimeve Sociale , Njësia Administrative nr. 7, Bashkia Tiranë për datën dhe orën e gjykimit. 8- Kundër vendimit lejohet ankim i vecantë Brenda 5 ditëve ne Gjykatën e Apelit Tiranë, afat i cili fillon nga e nesërmja e shpalljes. U shpall në Tiranë me datë 28.12.2017ora 12.15.
Ngjarja
Prokuroria ka rindërtuar skemën e krimit të rëndë, sipas së cilës Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish. Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur.
Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin. Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi. Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.
Marjan Levanti, në seancë hodhi akuza të rënda ndaj familjes së ish-gruas, për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë fëmijët e tij, çështje që po hetohet gjithashtu nga prokuroria. Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.