Zbulimet më të fundit të raportit të IPCC të titulluar ‘Kodi i kuq për njerëzimin’ kanë renditur disa parashikime alarmante për të gjithë ne.
Pamje të zjarreve vdekjeprurëse në Greqi apo përmbytjeve në Europë i kanë shtyrë njerëzit ta rimendojnë sigurinë e vendeve të tyre të banimit, si dhe mënyrën se si ata mundet të ndikohen një ditë nga të gjitha këto pasoja të ndryshme të ngrohjes globale.
Prej kohësh kanë ekzistuar debate të ndryshme rreth momentit të saktë kur pjesë të caktuara të planetit të tonë do të bëhen të pajetueshme nëse ne nuk luftojmë mjaftueshëm kundër krizës klimaterike.
Zona me ekosisteme të larmishme si Amazona apo Pyjet Miombo në Afrikën e Jugut apo Australia jug-perëndimore pritet të jenë ndër vendet më ndikimin më të lartë në botë, sidomos për sa i përket gjallesave.
Por kush do te jetë kostoja që do të paguajë njerëzimi?
Shtete të prekura dhe në rrezik të lartë kanë paralajmëruar prej kohësh se ata janë në “prag të zhdukjes” në rast se nuk ndërmerret asnjë iniciativë.
Është një skenar i mundshëm në rastin më të keq, ama është një mundësi që duhet ta marrim parasysh.
Gjendemi përballë një situate unike, gjatë të cilës disa pjesë të tokës do të vuajnë pasoja më të mëdha se fqinjët e tyre, qoftë kjo si pasojë e kushteve ekstreme të motit, niveleve në rritje të oqeanit apo thatësirave.
Këto janë shtetet që përballen me rrezikun më të lartë në botë, dhe arsyet e këtij rreziku.
Si pasojë e përmbytjeve: Maldivet
Një studim parashikon që shumë nga ishujt e gjendur në nivele të ulëta do të bëhen të pabanueshëm brenda vitit 2050, nëse nuk ndërmerren hapa serioz për të ngadalësuar rritjen e nivelit të detit. Kjo është diçka e pritshme dhe në një mënyrë apo tjetër, ka nisur të ndodhë në vende si Haiti, Fiji apo edhe Filipinet.
Sidoqoftë, asnjë arkipelag nuk ndodhet më në rrezik në të gjithë botën në këtë çast, se sa Maldivet. Më tepër se 80% e ishujve të tij koralorë qëndrojnë në një nivel jashtëzakonisht të ulët prej 30 centimetrash mbi nivelin e detit, duke i bërë ata shumë të prekshëm dhe të ndikueshëm ndaj temperaturave në rritje.