Një 46-vjeçar në kryeqytet është hedhur nga kati i katërt i banesës në kryeqytet rreth mesnatës. Ai është plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 23:35, në rrugën ‘Sotir Caci’, në Linzë, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, shtetasi E(E). C., rreth 46 vjeç”, njoftoi policia.
Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.