• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta, tërheqja dhe e nesërmja

17:25 : 16/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Më së fundmi tërheqja provoi të ishte katastrofike përsa i përket shpejtësisë me të cilën talebanët morën pushtetin dhe ushtria dhe policia e mirëfinancuar afgane braktisi fushën e betejës. Kosto e luftës në Afganistan ka qenë ndër më të lartat në historinë moderne.

Ndër të tjera, vlerësohen 2 trilionë dollarë dhe afër 2.500 jetë amerikane, mbi 1.100 jetë të partnerëve të saj të koalicionit, si dhe deri në 70.000 viktima ushtarake afgane dhe gati 50.000 vdekje civile. Rezultatet, megjithatë, ishin modeste: ndërsa një qeveri afgane e zgjedhur (hera e parë në historinë e vendit) kontrollonte qytetet e mëdha, kontrolli i saj mbi pushtetin mbeti i dobët dhe talebanët rimorën kontrollin mbi shumë qytete dhe fshatra më të vegjël.

Ndërsa lufta ishte e kondicionuar si rezultat i goditjes së çerdhes terroriste të Al Kaedës që kishte gjetur një regjim më tepër se miqësor te talibanët që ishin njëkohësisht sponsorë të tyre, tërheqja siç u pa ishte kaotike, më tepër e përllogaritur për efekt të politikës së brendshme amerikane dhe me risqe jo të vogla gjeo-strategjike.

Tre mijë trupat e ngelura amerikane ishin thjesht simbolikë dhe tërheqja ishte vetëm akti final si i paraardhësit Trump që inicioi politikisht këtë tërheqje përfundimtare, si i pasardhësit demokrat Biden që e bitisi jo pa bindje, duke qenë se gjithmonë dhe në mënyrë konsistente ka pasur qëndrimin që përfshirja në Afganistan duhet të ishte vetëm për të neutralizuar Al Kaedën dhe jo për të vazhduar luftën ndaj regjimit taliban. Gjë që e kishte manifestuar qysh në krye të herës si zv.president i Obamës kur kundërshtonte perpetuimin e qëndrimit në Afganistan dhe rritjen e numrit të trupave atje.

Lexo edhe:

Fat dhe fillime të reja, 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen këtë javë

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

Ndërsa përpara dakordësisë me talebanët në Katar për tërheqjen përfundimtare në trupave amerikanë në këmbim të garancisë së mos-sulmimit të tyre, rreth 70 përqind e amerikanëve ishin pro braktisjes së Afganistanit nga ushtria amerikane, sot pamjet e anarkisë dhe kaosit që lanë pas, bënë që të vërshonin një lum kritikash, madje dhe në mediat liberale dhe progresiste. Natyrisht bateritë më të forta vinin nga kamp konservator që e krahasuar këtë tërheqje me Saigonin ku amerikanët tërhiqeshin nga Vietnami në 1974-ën.

Shumë vëzhgues e kanë vënë theksin te natyra e tërheqjes, e paprecedentë në llojin e vet, se nuk ka qenë e kondicionuar nga rrethanat faktike, e detyruar nga humbja e ndonjë beteje kritike apo i kishte ardhur fundi i natyrshëm, sikundër ka ndodhur shpesh në historinë e luftërave moderne. Të tjerë janë përherë dhe më skeptikë në lidhje me fatin e eksportit të normave demokratike në vende ku sundojnë regjime parapolitike dhe shpesh lidhjet klanore, fisnore, apo fetare prodhojnë sektarizëm dhe polarizim të fortë shoqëror.

Kjo u evidentua sidomos nga kthimi i shpejtë i “pranverës arabe” në një “dimër autokratik” që lanë pas ose regjimet e mëparshme nga Siria në Bahrein, ose sollën ndryshime në formë por jo përmbajtje si Egjipti ku ushtaraku Al-Sisi zëvendësoi ish-ushtarakun Mubarak, ose prodhuan një kaos total me qeveri dhe ushtri që luftojnë njëra-tjetrën si Libia e pas-Gadafit apo paqëndrueshmëri të thellë politike dhe luftëra proxy si Iraku i sotëm. Afganistani duket se është tenxherja e radhës me presion ku e lënë prej kohësh në zjarr, rrezikon dhe stabilitetin rajonal dhe kundërvë fuqi jo me pak peshë në një rajon që qysh prej Mackinder-it është përkufizuar si zemra e komandimit të botës, apo epiqendra e gjeopolitikës globale.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Fat dhe fillime të reja, 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen këtë javë

08:49 : 10/11/2025
BOTA

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

08:40 : 10/11/2025
BOTA

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

08:26 : 10/11/2025
BOTA

Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord

08:25 : 10/11/2025
Para

Infektohet me “Delta” bashkëshorti i Fjolla Morinës: Jam i vaksinuar, nuk ndihem mirë (Foto)

TË GJITHA

Fat dhe fillime të reja, 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen këtë javë

08:49 : 10/11/2025

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025

Çfarë pritet të ndodhë në samitin e klimës në Brazil?

08:40 : 10/11/2025

Falsifikuan fjalimin e Trump, japin dorëheqjen drejtorët kryesorë të BBC, Tim Davey dhe Deborah Turnes

08:35 : 10/11/2025

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

08:26 : 10/11/2025

Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord

08:25 : 10/11/2025

Këmbimi valutor 10 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com