Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur në kryeqytetin e Hungarisë.
“Tetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes, dy u plagosën rëndë dhe dyzet e gjashtë u plagosën lehtë në një aksident autobusi që ndodhi të dielën në mëngjes në autostradën M7 pranë Szabadbattyan”, kanë bërë me dije autoritetet hungareze.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi të dielën herët në mëngjes me kohën lokale në buzë të autostradës M7 që çon në Budapest, ndërsa mësohet se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje dhe ndihmuan 14 persona të plagosur të dilnin nga autobusi i përmbysur.