Arsenio Valpoort, 29-vje♪5ari holandez, do të aktivizohet me kampionët e Shqipërisë, Teutën, në sezonin e ri 2021/2022.
Pas largimit të Blerim Krasniqit, “Djemtë e Detit” afruan Popev dhe tashmë nën urdhrat e stafit teknik do të jetë edhe holandezi Arsenio Valpoort.
29-vjeçari ishte në “Elbasan Arena” të enjten dhe ndoqi durrsakët në ndeshjen e Conference League kundër Shamrock Rovers.
Valpoort ka luajtur në elitën e futbollit holandez dhe në ligën e sytë, sikurse edhe në Belgjikë, Izrael, Hungari me Ferencvaros, si dhe në Kore.














