• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama lideri shqiptar që ka pasur marëdhëniet më të këqia me homologët e Kosovës (historia rast pas rasti)

18:25 : 11/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Edi Rama bëri këtë të martë një nga deklaratat më të rënda kundër Kosovës duke fajësuar direkt liderët e Prishtinës për ngecjen e dialogut me Serbinë. Por në këtë qëndrim me kosto të palogaritshme dhe afatgjata ai, nuk dëmtoi vetëm qeverinë aktuale të Albin Kurtit, por nuk humbi rastin pa larë hesapet edhe me ish kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai e akuzoi atë se e pati bërë lolo Kosovën në sy të Merkelit e Macronit dhe se i pengoi asaj liberalizimin e vizave.

Nisur nga ndezja e kësaj polemike gushti, Lapsi.al ka hapur arkivat për të parë edhe njëherë marëdhëniet që kryeministri shqiptar ka pasur me Haradinaj personalisht dhe me të gjithë liderët politikë të Kosovës përgjithësisht. Kokluzioni që del prej tyre është shqetësues. Rama është drejtuesi i këtij vendi, që ka pasur pa diskutim marëdhëniet më konfliktuale me politikanët e pjesës tjetër të kombit. Madje disa prej tyre i ka tallur edhe ofenduar edhe kur ka qenë në krah të Vuçiçit.

Le ti shohim me radhë ato që gjetëm në arkivin e Lapsi.al

Edi Rama përfundoi në vendimin për ta hedhur në gjyq Ramush Haradinajn (ndonëse u tërhoq më pas) kur ky i fundit ishte kryeministër. Historia e konfliktit mes tyre pati një kronologji të gjatë. Fillimisht kryeministri i Shqipërisë e mbrojti homologun kosovar, kur ai vendosi të vërë taksën 100% ndaj prodhimesve serbe. Por, pas presionit ndërkombëtar, Rama e ktheu fletën po 100% dhe Haredinaj e akuzoi atë se gjatë samitit ndërkombëtar të Ballkanit Perendimor në Berlin, ai i kish bërë presion në sy të Merkelit dhe Makronit. Kaq mjaftoi që Ramushi të merrte epitetin “gënjeshtar” dhe të fshikullohej në një letër të gjatë publike se po nxirrte sekretet e takimeve ndërkombëtare. Pra Rama e akuzonte atëherë Haradinajn pikërisht për atë që e bëri vetë pa droje këtë të martë.

Në tetor 2019, Rama do ta padiste në gjykatë Haredinajn për një deklaratë që ai kishte bërë në 360 gradë: “Unë ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove të minierës së Trepçës, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme”, pati deklaruar Ramush Haredinaj. Këto i ngjitën atij etiketat mashtrues dhe gënjeshtar që u pasuruan sëfundi me frazën “e bëri Kosovën Lolo”.

Lexo edhe:

Goditi me sende të forta në kokë një person, procedohet 64-vjeçari

Greqi, 12 të ndaluar pas një konflikti të armatosur, mes tyre dhe shqiptarë

Ai do të prfshihej në një përplase të nfjashme edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa, partia e të cilit i pati bojkotuar më parë në bllok fjalën para parlamentit kosovar.

Këtë radhë sherri nuk do të qe për shkëmbimin e teritoreve, por për planin serb të Mini Shengenit. Gjatë një interviste në televizionin T7 Rama e akuzoi Mustafën se ndryshe kishte folur me të kur ishin të dy kryeministra, për planet për mini Shengenin dhe ndryshe fliste tani që nuk ishte në pushtet. Nisur nga kjo Rama e etiketoi me epitetin “tinzar” Mustafën.

Shefi i LDK-së ia ktheu aty për aty me një reagim në Facebook: “Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Por, sherret e Ramës as nuk kanë filluar, as nuk përfundojnë me dy ish kryeministra që i ka etiketuar njërin si “mashtrues” dhe tjetrin si “tinzar”.

Kryeministri i Shqipërisë arriti rekordin, kur në sy të Vuçiçit, gjatë një takimi me të në Durrës masakroi me radhë të gjithë liderët kosovarë.

Pas këtij spektakli të shëmtuar në shtypin e Prishtinës filloi një fushatë linçimi kundër kryeministrit të Shqipërisë që e masakruan me fjalët më të rënda: “Esad Pashë”, “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, “qen i keq” ose “djall”. Ai u detyrua ti përgjigjej vetë kësaj batareje me një tekst të gjatë.

Po çfarë kishte ndodhur në dhjetorin e 2019, kur samiti për minishengenin zhvillohej në Shqipëri? Liderët e Kosovës nuk pranuan të marrin pjesë në këtë nismë që shumkush prej tyre e etiketonte si themelimin e një Jugosllavie të dytë.

Në samitin e 21 dhjetorit Rama foli për të mirat e shengenit ballkanik. Ai tha se Kosova ishte futur në rrugë qorre, se ajo me mospjesmarrje po dëmtonte vetveten, duke e hedhur fajin krejtësisht mbi Prishtinën që ishte ftuar po kishte refuzuar.

Por ç’ndodhi, kur radha i erdhi Vuçiçit, ai u tregua i ashpër me kryeministrin tonë…

“U mërzita me mikun tim Edi që gjithmonë mbrohet. Pse duhet të mbrohet, nga çfarë duhet të mbrohet, që po përpiqemi për më të mirën për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që po përpiqen të na çojnë mbrapa në shekullin e 17-të?” tha ai.

Dhe menjëherë pas kësaj “vërejtjeje miqësore” të mikut seb Rama i ndryshoi tonet për liderët shqiptarë të Kosovës. Nga mbrojtja ai kaloi në sulm.

Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi atë duke përmendur “ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit dhe tani bëjën sikur i shajnë”. Aq i madh ishte halli i kryeministrit shqiptar sa edhe Hashim Thaçin që kishte aleatin më të ngushtë e shiti këtë herë duke e akuzuar direkt si hipokrit që ha e pi me genocidistët.

Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.

Madje me Kurtin përplasjet e Ramës kanë qenë evidente edhe në raste të tjera. Që nga qëndrimi për grevën e studentëve në Tiranë, mini Shengenin ballkanik sipas njërit, apo makro shengenin shqiptar sipas tjetrit e deri tek vrajsa e fundit e Klodian Rashës.

Sulmeve nuk i ka shpëtuar as presidentja e Kosovës.

“Ka një qasje nacional- folklorike”. “Bën deklaratë në Shqipëri për të fituar vota në Kosovë”. Edi Rama jo vetëm e bojkotoi me një akt skandaloz, fjalën e saj para parlamentit shqiptar, por ai mezi që ajo të largohej nga Shqipëria për ta goditur Vjosa Osmanin. “Ka një qasje nacional- folklorike”. “Bën deklaratë në Shqipëri për të fituar vota në Kosovë” tha ai në një konferencë shtypi pasi Osmani përfundoi vizitën e saj tre ditore në Shqipëri.

Pra duket qartë se deklaratat e forta për fajësimin e Kosovës në ngecjen e dialogut prishtinë Beograd nuk ishin nnjë rrufe në qiell të kaltër. Ato kanë një sfond të shtrirë në kohë dhe një background të qartë. Edi Rama ka pasur mardhënie konfiktuale si askush më parë pothuajse me të gjithë liderët e Kosovës njëëkohësisht, të cilëvë me sa duket nuk ua fal dot të ‘vjedhin’sadopak nga protagonizmi i marëdhënies së tij me Vuçiçin. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditi me sende të forta në kokë një person, procedohet 64-vjeçari

14:05 : 06/07/2025
AKTUALITET

Greqi, 12 të ndaluar pas një konflikti të armatosur, mes tyre dhe shqiptarë

13:45 : 06/07/2025
BOTA

Sulmet ajrore izraelite vrasin 33 palestinezë në Gazë

13:42 : 06/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën i riu në Fier

13:33 : 06/07/2025
AKTUALITET

Skandali në Fier/ Vajzat bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! Policia hesht (VIDEO)

13:22 : 06/07/2025
AKTUALITET

Ndezën zjarr në tokë me pemë, arrestohen 2 persona në Sarandë

13:22 : 06/07/2025
Para

FOTO+Emri/ Kush është vajza që Agim Ismaili e emëroi ‘Shefe të rrethimit të jashtëm’ në Burgun 302

TË GJITHA

Goditi me sende të forta në kokë një person, procedohet 64-vjeçari

14:05 : 06/07/2025

Greqi, 12 të ndaluar pas një konflikti të armatosur, mes tyre dhe shqiptarë

13:45 : 06/07/2025

Sulmet ajrore izraelite vrasin 33 palestinezë në Gazë

13:42 : 06/07/2025

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën i riu në Fier

13:33 : 06/07/2025

Skandali në Fier/ Vajzat bullizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k**! Policia hesht (VIDEO)

13:22 : 06/07/2025

Ndezën zjarr në tokë me pemë, arrestohen 2 persona në Sarandë

13:22 : 06/07/2025
Workteam.

Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha të emigrantëve

13:12 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com