• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja kush është laçjani që tentoi të përdhunonte një vajzë në Tiranë

08:50 : 27/12/2016
në AKTUALITET

Henri Talo, 25 vjeçari nga Laçi i cili bashkë me një shok te tijin rrembeu dhe tentoi të përdhunojë njëe vajzëe nga Tirana më 25 Dhjetor (nje dite me pare), nuk është një emer i panjohur per policinë.

Ky person rezulton i dënuar me 3 vite burg në Janar të këtij viti, pasi pak kohe me pare bashkë me një të ri tjetër po nga Laçi, morën peng për disa orë dy studente me të cilat kishin pasur lidhje intime, e i bënin presion pasi nuk pranonin ndarjen.

VENDIMI
Ngjarja për të cilën akuzohen Pasha dhe Talo ka ndodhur në prill të 2015­ës, kur vajzat shoqe me njëra­tjetrën bënë denoncimin në polici.

LIDHJA ME STUDENTET

Të pandehurit Elis Pasha dhe Henri Talo janë banorë të qytetit të Laçit dhe shokë midis tyre, ndërsa K.L. dhe R.Sh. janë shoqe. Të dyja kanë ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Ato banojnë së bashku në një banesë të marrë me qira në kryeqytet, për shkak të vazhdimit të studimeve të larta. Të dyja vajzat janë paraqitur në prill 2015 në polici, duke denoncuar dy djemtë, Pasha dhe Talo.

Lexo edhe:

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

Durrës/ Sekuestrohet drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu (EMRI)

Vajzat kanë rrëfyer se prej disa kohësh njiheshin me dy të pandehurit, të cilat, duke u ndodhur në shoqërinë e tyre ato veçojnë ngjarjen e datës 21.3.2015. Pasi janë takuar të katërt në qytetin e Tiranës dhe kanë frekuentuar disa lokale, ata janë nisur, me kërkesën e të pandehurve, për në qytetin e Laçit. Kur kanë arritur në atë qytet, kanë hyrë në një ambient dhe kanë nisur të pinë pije të ndryshme. Aty ka ardhur edhe një shtetas që quhej Sokol, dhe pasi kanë ndenjur për disa kohë, rreth orës 2:00 janë nisur për në Tiranë. Rrugës janë ndalur te hotel “X…”, i cili ndodhet në Vorë, dhe kanë zbritur nga makina, ku kanë marrë dy dhoma. Në një dhomë ka hyrë i pandehuri Elis Pasha me K.L., dhe në dhomën tjetër ka hyrë i pandehuri Henri Talo me R.Sh.. Gjatë qëndrimit aty, i pandehuri Elis Pashaj ka kryer marrëdhënie seksuale me K.L., pa kryer veprime të dhunshme ndaj saj. Edhe i pandehuri Henri Talo ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen R.Sh., si dhe ka kryer veprime të dhunshme ndaj saj. Më pas të pandehurit kanë dalë dhe kanë shoqëruar vajzat për në banesën e tyre. Vajzat u thanë hetuesve se ngjarja e mësipërme ndodhi jashtë dëshirës së tyre. Ata pretendojnë se janë larguar prej tyre, duke mos u takuar me ta, dhe njëkohësisht duke mos e kallëzuar ngjarjen, për shkak të ndrojtjes, opinionit si edhe frikës që kishin prej të pandehurve.

MARRJA PENG

Ndonëse K.L. dhe R.Sh. kanë qenë të larguara prej kohësh prej të pandehurve, ato më datë 8 prill 2015, janë ndodhur përsëri në shoqërinë e tyre në rrethanat e mëposhtme. Kështu, në këtë datë, të dyja kanë qenë në orët e mbrëmjes në lokal “T…” në Tiranë kur K.L. e ka marrë në telefon Saimir Kola, me të cilin njiheshin më parë, dhe së bashku me të, pas pak kohe janë nisur për të shkuar në një lokal tjetër. Te vendi i quajtur “Zogu i Zi”, kur ato ishin së bashku me këtë person, në mjetin me targë AA 030 CV, i cili drejtohej nga Saimiri, në një moment mjeti ka ndaluar, dhe aty ka hyrë pa dijeninë dhe dëshirën e studenteve, i pandehuri Henri Talo, i cili ka marrë drejtimin e mjetit. Ndërsa, i pandehuri Elis Pasha është ulur në vendin e parë të pasagjerit. Në këtë moment, K.L. dhe R.Sh., tashmë me mbërritjen e dy të pandehurve qëndronin në atë mjet jashtë dëshirës së tyre. Ato kanë tentuar të dalin nga makina dhe të largohen, por ka qenë e pamundur, pasi dyert ishin të mbyllura dhe mjeti është nisur. Pasi janë nisur në drejtim të Rinasit, gjatë rrugës dy vajzat kanë debatuar me të pandehurit dhe kanë kërkuar të ndalojë mjeti dhe të zbresin prej tij. Duke u ndodhur në kushtet e pamundësisë për t’u larguar dhe të gjendura në kushtet e heqjes së lirisë, studentet, në momentin që kanë qenë në afërsi të QTU­së, duke qenë se në rrugë ndodhej një patrullë policie, kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu, me pretendimin se ato po merreshin pa dëshirën e tyre prej të pandehurve Elis Pasho dhe Henri Talo, të cilët i kishin kanosur dhe kishin mbyllur edhe dyert e makinës. Në mjet me to ka qenë edhe Saimir Kola.

HETIMET E POLICISË

Për të konfirmuar vendin se ku ka ndodhur vepra penale, në vijim të verifikimit edhe të deklarimeve të bëra nga studentet, oficerët e policisë kanë bërë në krye të herës këqyrjen në ambientet e hotel “X…” në Vorë. Gjithashtu, për të përcaktuar nëse K.L. dhe R.Sh. janë abuzuar seksualisht dhe dhunuar prej të pandehurve Elis Pasha dhe Henri Talo, prej oficerit të policisë gjyqësore është vendosur të bëhet ekspertimi mjeko­ligjor i tyre. Sipas aktit të ekspertimit mjeko­ligjor nr. 377, datë 14.04.2015, për ekzaminimin e K.L., ka rezultuar se “në trupin e K.L., u konstatuan dy vrahje (cikatrice) në parakrahun e majtë, të cilat janë karakteristike për dëmtimet e shkaktuara nga djegia me cigare. K.L. është e defloruar e vjetër”. Sipas aktit të ekspertimit mjeko­ligjor nr. 376, datë 14.04.2015, për ekzaminimin e R.Sh., rezulton se “në trupin e shtetases R.Sh. nuk u konstatuan dëmtime trupore. R.Sh. është e defloruar e vjetër”.

DËSHMIA E KOLËS

Saimir Kola i tha gjykatës se: “Unë mora në telefon dy të pandehurit dhe ata erdhën te ‘Zogu i Zi’. Vajzat sa i panë thanë ‘ku po na çoni?’. Se çfarë flisnin, unë nuk i dëgjoja, se kishte muzikë në mjet. Kur na ndaloi policia, K. i kërkoi ndihmë policisë, duke iu thënë se ‘na kanë marrë me zor, na ndihmoni’… Më pas na shoqëruan në polici”.

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

11:07 : 06/07/2025
AKTUALITET

Durrës/ Sekuestrohet drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu (EMRI)

10:57 : 06/07/2025
BOTA

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

10:46 : 06/07/2025
AKTUALITET

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit, ja dyshimet e para

10:37 : 06/07/2025
AKTUALITET

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive

10:30 : 06/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Iu gjet kallash dhe municion në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

10:22 : 06/07/2025
Para

Rama: Bujo, ylli yt në qiellin e kinemasë do të ndrisë përgjithnjë

TË GJITHA

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

11:07 : 06/07/2025

Durrës/ Sekuestrohet drogë, armë, municion dhe dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu (EMRI)

10:57 : 06/07/2025

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

10:46 : 06/07/2025

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit, ja dyshimet e para

10:37 : 06/07/2025

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive

10:30 : 06/07/2025

EMRI/ Iu gjet kallash dhe municion në banesë, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

10:22 : 06/07/2025

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

10:11 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com