Pas padisë së Myslim Murrizit në SPAK për ish-ministrin Edmond Panariti dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, ky i fundit duke publikuar në rrjetin social dy shkresa që tregojnë vetëm një projekt të Bankës Botërore.
Ashtu si Panariti, Bregu thekson se nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës.
“Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi.
Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt”, shkruan Bregu.
Reagimi erdhi pasi deputeti Myslim Murrizi ka ngritur një padi në SPAK për Edmond Panaritin (Ministër i Bujqësisë në vitin 2013) dhe Vojo Bregun (ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë) për hetimin e abuzimit që sipas tij është bërë me paratë publike. Murrizi thotë se në kallëzimin e tij ka renditur 4 argumenta lidhur me dy tendera, 6 milionë euro për ujin në Divjakë dhe 4.5 milionë euro për lopët e ardhura nga Danimarka, ku një prej tyre kishte një kosto prej 3 milionë lekësh të vjetra.
Postimi i plotë:
Murriz, nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin.
Ta kanë dhënë gabim padinë kësaj rradhe.
Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi.
Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt.
1. Është kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije EURO.
( e kuptoj që për ata që të kanë shtyrë për të bërë padinë është e pakuptueshme)
2. Është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion EURO, për shkak të performancës së lartë.( ata që merren me projekte e kuptojnë mirë, se për ty kam dyshime që e kupton)
Projekti është marrë në dorëzim nga bashkitë përkatëse
Sa i takon lopëve, do bëje mirë të pyesje një të afërmin tënd( një nga djemtë më të mirë dhe të aftë të Shërbimit Veterinar) dhe ai, si pjesë e proçesit, do të të shpjegontë me detaje, se si është zbatuar procedura ligjore e prokurimit në mënyrën më ekselente.
P. S. Nqs gjen fjalën Shkumbin në projektin e Bankës Botërore, se projekt jo e jo, na e thuaj që ti çojmë në SPAK këta të Bankës Botërore.