20-vjeçarja Eve Aston, e cila i kishte mbijetuar një sulmi terrorist në Manchester në 22 maj të 2017 në koncertin e Ariana Grandes, është gjendur papritur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.
20-vjeçarja Eve Aston humbi jetën me 23 korrik në shtëpinë e saj, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk dihet. Nëna e saj tha se qe nga momenti kur ndodhi shpërthimi në koncert vajza e saj vuante nga stresi dhe ankthi, raporton Mirror.
Është hapur një fondacion për të mbuluar shpenzimet e funeralit të saj ku deri më tani janë mbledhur 3.700 paund.














