Preng Paluca, 50 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Antoneta Paluca, 41 vjeç, mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme si pasojë, e një atentati me armë ndaj tyre.
Çifti i bashkëshortëve po udhëtonte me makinë kur nga një person i panjohur u qëllua ndaj tyre, në afërsi të banesës, në rrugën ‘Kosova’, në Kamëz.
Nga raportimet mësohet se gjendja shëndetësore e Preng Palucat është e rëndë dhe se ai ka qenë shënjestra e atentatit, ndërsa bashkëshortja është plagosur rastësisht.
Nga informacionet e publikuara në media thuhet se Policia e Tiranës ka komunikuar edhe me Policinë e Durrësit dhe Fushë-Krujës për të kapur autorin.
Sipas raportimeve, pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Ndërkohë Faxnews ka publikuar edhe foton e dy të plagosurve.














