Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta. Policia bën të ditur se 24-vjeçari është plagosur rreth orës 01:50 në Shëngjin.
Shtetasi M.P. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Për ngjarjen janë shoqëruar në Komisariat disa persona, që mund të kenë dijeni mbi rrethanat, si dhe janë siguruar disa kamera sigurie.











